Partizani fiton në ekstrem, Sukaj i shpëton “nderin” në Pogradec

622
Nga Agron KAJA
KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllet dje ndeshja e fundit e Grupit B, të kuqtë i falen një goli me shpresën e kualifikimit
Duke u shtrirë ndeshjet e turit të dytë (1/8) të Kupës së Shqipërisë në dy ditë, dje në Pogradec, nën reshjet e shiut dhe të ftohtit të stinës, u luajt ndeshja e fundit në Grupin B. Pogradeci vendas priti Partizanin, në një sfidë ku skuadra e kuqe aktivizoi lojtarët më të mirë. Duke treguar vlerësim për kundërshtarin, skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi nuk shpenzoi shumë në lojë, por goli i bëri “nervoz”, pasi mungesa e tij dukej se do ta çonte sfidën në barazim. Por duhet të vinte minuta e 85-të, që Sukaj i futur në lojë në minutën e 62-të, të gjente golin, njëherësh edhe qetësinë e skuadrës për ndeshjen e kthimit. Gjithsesi, Partizani kështu rreshtohet në skuadrat e mëdha të cilat kanë përvojë në Kupë, dhe ndeshja e kthimit ndoshta duhet të jetë vetëm një formalitet zyrtar për skuadrën e kuqe. Ndeshjet e para të këtij turi u luajtën të mërkurën, ku duke sjellë në kujtesë rezultatet, Kukësi dhe Skënderbeu kanë hedhur një hap drejt kualifikimit. Kuskianët fituan thellë 4-1 në Shijak, ndërsa Skënderbeu ju “gëzua” vetëm një goli në Lezhë. E veçanta e ndeshjeve të para të këtij turi të dytë të Kupës së Shqipërisë, mbeti skuadra e Flamurtari në Grupin B, pasi në në Cërrik fitoi me rezultatin e thellë 6-1, teorikisht e quan të lehtë kualifikimin. E veçantë mbeti edhe përballja mes Kamzës dhe Teutës, të dyja skuadra që luajnë në Kategorinë Superiore, dhe barazimi 1-1 e le të hapur kualifikimin. Kësisoj, ndeshja e dytë në Durrës ndoshta do të mbetet si kryesfidë e këtij grupi, pa nënvleftësuar edhe çiftin Vllaznia-Tirana, sepse rezultati 2-0 për Tiranën në ndeshjen e parë nuk është plotësisht i sigurt për kualifikimin e bardhebluve në turin e tretë. Fitorja e Laçit në Lushnje, ndoshta nuk pritej, madje me një rezultat (1-3), dhe ky rezultat u jep kurbinasve qetësinë për ndeshjen e dytë. Në Ballsh, skuadra e Bylisit nuk e ka patur në bankinë trajnerin Nica (sipas tij, për probleme shëndetësore), por e ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-1. Por, për Luftëtarin ka edhe një shpresë, sepse goli i shënuar në fushën kundërshtare, i jep shanse në ndeshjen e kthimit pas dy javësh në Gjirokastër.
Partizani i drejtuar nga Klevis Dalipi nuk shpenzoi shumë në lojë, por goli e bëri “nervoz”, sepse duhet të vinte minuta e 85-të, që Sukaj i futur në lojë në minutën e 62-të, të gjente rrjetën, njëherësh edhe qetësinë e skuadrës për ndeshjen e kthimit
Ndeshjet, Turi i 1/8 
GRUPI A
Të mërkurën, 29.11.2017 
Erzeni-Kukësi 1-4
Kamza-Teuta 1-1
Besëlidhja-Skënderbeu 0-1
Tirana-Vllaznia 2-0
GRUPI B
Të mërkurën, 29.11.2017 
Bylis-Luftëtari 2-1
Lushnja-Laçi 1-3
Turbina-Flamurtari 1-6
Të enjten, 30.11.2017
Pogradeci-Partizani 0-1
E enjte 30 nëntor 2017, ora 14:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit
POGRADECI-PARTIZANI 0-1
Shënues: Sukaj 85’
Pogradeci: Mali, Çerepi, Hysenllari, Kllogjri, Çela, Hidri, Mario Kame, J. Liçkollari, Molla, Xh. Liçkollari, Albi Çekiçi. Trajner: 
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Vila (Kotobelli 46’), Batha (Sulejmani 76’), Asani, Progni (Sukaj 62’), Fili, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi
Sigal