Para Burrelit, Bizhdili rikonfirmon trajnerin e kërkon kthesën

157
Në javën e kaluar, skuadra e Besës pësoi një humbje të paparashikuar në Shijak, e këtë Presidenti i Klubit, Nexhat Bizhdili, ia ka faturuar lojtarëve, ndaj sipas tij nuk e pranoi dorëheqjen e trajnerit Bledar Sinella. Deklarimin e mëparshëm në mediat sportive shqiptare, Bizhdili e rikonfirmoi dje edhe për gazetën “Telegraf”, duke lënë të kuptohej se të shtunën pret kthesën në ndeshjen me Burrelin në Kavajë. “Nuk e pranova dorëheqjen e trajnerit Sinella pas humbjes 0-2 në Shijak, sepse ne e kishim të qartë situatën. Për rezultatet e dobëta, fajin e patën futbollistët, ndaj disa prej tyre i larguam, ndaj unë si president vazhdoj t’i besoj Sinellës. Kemi luajtur vetëm një ndeshje, por e pres kthesën këtë javë në ndeshjen me Burrelin, ku skuadra duhet të reagojë me vlerat e saj”, ishte ky deklarimi i Presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, ku skuadra e drejtuar prej tij ndodhet në vendet e fundit të renditjes. Me formulën e re të Kategorisë së Parë, Besa renditet në vendin e 7-të, në pesëshen e skuadrave që do të luftojnë mbijetesën në këtë kategori.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 14-të
Datë 3 shkurt 2018 
Tërbuni-Erzeni
Besa-Burreli
Besëlidhja-Egnatia
Dinamo-Vllaznia B
Korabi-Kastrioti 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 12 29
2. Egnatia 13 25
6. Erzeni 13 19
3. Besëlidhja 13 18
5. Dinamo 13 18
4. Tërbuni 12 17
8. Korabi 13 14
7. Besa 13 13
9. VllazniaB 13 12
10. Burreli 13 9
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 14-të
Datë 3 shkurt 2018 
Bylis-Tomori
Turbina-Tirana
Shkumbini-Apolonia
Naftëtari-Shënkolli
Pogradeci-Iliria

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 13 34
2. Bylis 12 27
3. Tomori 13 23
4. Apolonia 13 23
5. Pogradeci 13 21
6. Shënkolli 12 17
7. Iliria 13 13
8. Turbina 13 9
9. Shkumbini 13 9
10. Naftëtari 13 5