Osman Mula: Gjatë Kampionatit Botëror, mediat janë të mbushura me informacion, gjatë vitit janë shterpë

781
Sigal

Nga Agron KAJA

Ja si vjen atmosfera e finaleve të Botërorit “Rusi 2018”, nga kompozitori që notat e pentagramit i shikon të tilla edhe në fushën e lojës, emocionet e tij në këtë prag të ndeshjeve dhe prognoza e tij

Jeni bërë edhe ju pjesë në atmosferën e Botërorit të futbollit “Rusi 2018”?

Pa diskutim që po, sepse unë mendoj se çdo artist është i lidhur ngushtësisht me sportin, e aq më shumë me futbollin, pasi kjo ka të bëjë me daljen para publikut. Por unë jam marrë dikur me sport, dhe kjo është lidhja që më mban më pranë me futbollin.

Kur mbani mend që të keni ndjekur Botërorin e parë në jetë tuaj?

Që në fëmijëri, ndoshta nuk e kujtoj kështu si datë fikse, por ka qenë Kampionati i 6-të “Suedi 1958” që e kujtoj si në një ëndërr. Ndërsa Kampionatin që u zhvillua në “Kili 1962” e kam ndjekur, mbaj mend që Kupën e Botës atëherë e fitoi Brazili.

Në përmasat e tij, si e vlerësoni ju këtë Kampionat Botëror “Rusi 2018”?

Kampionati Botëror është një manifest sportiv e kulturor, dhe në këtë periudhë ai e zgjeron kujtesën, plotëson ditën e javën me gjithçka kanë sjellë në këtë atmosferë skuadrat e futbollistët. Shoh se ka një kujdes mediatik në prag të finaleve, shpresoj të mbahet ky ritëm mediatik.

Si e shikoni atmosferën mediatike e qytetare në Shqipëri në prag të Botërorit?

Mediat në përgjithësi, më mirë janë në prag Botërori, sepse janë të plotësuara me informacion, me rubrika, ngjarje, fakte e lajme. Ndërsa po këto media, kur i shikon gjatë gjithë vitit, më shumë duken shterpë.

Ju për cilën skuadër do të bëni tifo në këtë Botëror?

Si dashamirës, nuk them se do të mbetem pas një ekipi, por duke qenë se kam ndjekur Ligën e Kampioneve dhe Evropa Ligën, do shëtis në gjerat më të bukura që do të shoh, më shumë për një kënaqësi shpirtërore. Kështu ka vlerë më shumë se sa të jesh një tifoz.

Mungesa e Italisë 4 herë fituese e Kupës së Botës dhe e Holandës 4 herë finaliste, do të jetë boshllëk në këto finale?

Natyrisht që po, dhe një boshllëk shumë i madh. Sepse në historinë e tyre janë skuadra të mëdha, të futbollit të bukur e të spektaklit, por që aktualiteti i ka ndëshkuar që të mos jenë në Rusi. Është një mungesë që pranohet me dhimbje, por që është e pashmangshme.

Si e mendoni rivalitetin që në ndeshjet brenda grupeve?

Besoj se do të jetë një rivalitet shumë i fortë. Janë 32 skuadra që e pretendojnë në start trofeun, por që gjatë takimeve në grupe do të tregojnë se sa vlera kanë. Gjithsesi, unë ofroj katërshen Gjermani, Brazil, Argjentinë e Francë, por këtu mund të fus edhe Uruguain nga skuadrat e Amerikës Latine.

Po për fitimin e Kupës, mendoni se rivale do të jenë skuadrat e traditës?

Edhe fituesen e Kupës së Botës unë e pres nga këto skuadra që citova më sipër, por si finale e mendoj një Brazil-Gjermani, ose Gjermani-Argjentinë. Jam edhe për një finale Brazil-Francë, por kjo më shumë do të përvijohet pas ndeshjeve në 1/8 të finaleve.

Si keni menduar t’i ndiqni këto finale të Botërorit?

Për mua këto ditë të Botërorit “Rusi 2018” do të kenë ngarkesë të madhe. Sepse unë bëj një emision në RTSH për muzikën, ndërsa gjatë zhvillimit të finaleve jam i ftuar në një ekran televiziv. Por, besoj do të jetë kënaqësi, pasi kështu Botërori vjen më afër.

Kampionati Botëror është një manifestim sportiv e kulturor. Në këtë periudhë ai e zgjeron kujtesën, plotëson ditën e javën me gjithçka kanë sjellë në këtë atmosferë skuadrat e futbollistët. Është një event që nuk duhet lënë pa u parë

Shqetësimi i FIFA-s për Viagogo, do anulojë biletat e saj

Dje, në faqen zyrtare të FIFA-s (fifa.com), është botuar një deklaratë, ku me anë të së cilës institucioni i futbollit botëror paralajmëron se do të anulojë çdo biletë të shitur për Kupën e Botës nga faqja zvicerane Viagogo. Në Nion njoftuan se, po luftojnë rishitjet e biletave për të vendosur prioritetin për sigurimin e tifozëve ndaj këtij fenomeni. Botërori do të nisë më 14 qershor, ndërsa FIFA ka paraqitur ankesën kundër Viagogo me anë të zyrës së prokurorit publik ditën e hënë në Gjenevë, sepse edhe ankesat ishin të shumta. “Biletat në turne mund të blihen legjitimisht nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s”, kështu thuhej mes të tjerave në deklaratë. Nuk është hera e parë që Viagogo përballet me këto polemika, dhe aktualisht, websajti është nën hetim nga Standardi Kombëtar i Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 

GRUPI C/ NDESHJET

Kazan/ 16.06.2018

Francë-Australi           12:00

Saransk/ 16.06.2018

Peru-Danimarkë          18:00

Samara/ 21.06.2018

Danimarkë-Australi     14:00

Ekaterinburg/ 21.06.2018

Francë-Peru                 17:00

Moskë/ 26.06.2018

Danimarkë-Francë       16:00

Soçi/ 26.06.2018

Australi-Peru               16:00

 

 Skuadrat e Grupit C

 

FRANCA

Themelimi: 7 prill 1919

Pjesëmarrje: 14 herë

Suksesi në gj/finale: 5 herë

Në finale: 2 herë

Fituese 1 herë: 1998

President: Noel Le Greit

Trajner: Didier Deshamp

Ylli në ekip: Antoine Griezman

Slogani: Forca juaj, pasioni ynë!

 

AUSTRALIA

Themelimi: Viti 1961

Pjesëmarrje: 4 herë

Suksesi në gj/finale:

President: Stiven Lou

Trajner: Bert Van Marvijk

Ylli në ekip: Tim Kahill

Slogani: Tregohuni trima dhe guximtarë, Soçeros verdhegjelbër

 

PERUJA

Themelimi: Viti 1922

Pjesëmarrje: 4 herë

Suksesi në gj/finale:

President: Edvin Oviedo

Trajner: Rikardo Gareca

Ylli në ekip: Xheferson Feran

Slogani: U kthyem!

 

DANIMARKA

Themelimi: 18 maj 1989

Pjesëmarrje: 4 herë

Suksesi në gj/finale:

President: Xhesper Maller

Trajner: Age Hareide

Ylli në ekip: Kristian Eriksen

Slogani: Së bashku do të shkruajmë historinë!

 

Miqësore dje

E martë, 5 qershor 2018

Kazakist.-Azerbaixh.  3-0

Kinë-Zelanda e Re      0-1

Rusi-Turqi                   1-1?

Rumani-Finlandë

Luksemburg-Gjeorgji

Miqësore sot

E mërkurë, 6 qershor 2018

Rep. Çeke-Nigeri        15:00

Bjellorusi-Hungari       19:00

Norvegji-Panama        19:00

Belgjikë-Egjipt            20:45

Në prag të Botërorit, YouTube zbulon ekipet dhe yjet që shikohen më shumë

Dje, në një postim të tij, YouTube ka publikuar se çfarë kërkojnë përdoruesit në këtë platformë, kohën e shpenzuar në vitin 2017, me pesë ekipet më të njohura kombëtare. Ato janë Argjentina, Brazili, Peruja, Portugalia dhe Meksika, ndërsa videot që përmbanin futbollistët “yje”, përfshirë Mesin, Nejmar dhe Ronaldon, kishin një rritje prej 80% në kohën e shikimit, në raport me vitin e kaluar. Ronaldo në mënyrë specifike ishte lojtari më i kërkuar i Kupës së Botës në SHBA dhe Angli bazuar në kohën përgjithshme të shikimit në vitin 2017. Që nga Kupa e Botës 2014 që u zhvillua në Brazil, koha e shikimit e ndeshjeve të futbollit është rritur me 9 herë, koha për të gjuajtjet dhe golat e futbollistëve lidhur dhe me cilësitë dhe driblimet është rritur deri në 50%.

Skandali, Meksika kundër rrymës para Botërorit, edhe prostituta për lojtarët

Skandalet te Meksika sapo kanë nisur, por nuk është hera e parë që flitet për një rast të tillë. Menjëherë pas fitores në miqësoren kundër Skocisë, sipas asaj që raporton “TV Notas de Mexico”, disa prej lojtarëve e kanë tepruar me festën e tyre, duke qenë në shoqërinë e 30 prostitutave. Ochoa, Salcedo, Herrera, Gallardo, Xhonathan, Xhovani dos Santos, Himenez dhe Fabian janë futbollistët e përmendur në këtë skandal. Gjithashtu me këtë grup lojtarësh do të ishte i pranishëm edhe futbollisti i njohur në arenën evropiane, Çiçarito Hernandez, por ky i fundit e ka ndryshuar planin, pasi kishte një darkë me disa miqtë e tij për ditëlindje.