Nxehet situata në Kosovë, serbët nesër në protestë

504
Sigal

Në një kohë kur qeveria është në “fije të perit” për shkak të mos rakordimit midis PDK-së dhe Haradinajt lidhur me rritjen e taksës në masën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por edhe tema e nxehtë që është hapur prej muajsh për korigjimin e kufijve, serbët që jetojnë në Kosovë kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë një protestë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic, ka ftuar qytetarët serb që jetojnë në Kosovë që nesër të bëhen pjesë e një proteste para zyrave të Bashkimit Evropian dhe të EULEX-it.

Me anë të kësaj proteste ata do të kundërshtojnë “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”, – shkruan Blic.rs.

Simic ka thënë se Prishtina ka paralajmëruar aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe gjithë pjesës veriore.

Ai ka thënë se Lista Serbe do t’ju japë përkrahje të gjitha protestave dhe ka thirrur qytetarët që të jenë paqësorë gjatë tubimeve të datës 1 shkurt në orën 12:00.

Kjo potestë organizohet me pretendimin për të kundërshtuar sipas Listës Serbe planet e përfaqësuesve politikë shqiptarë.