Njoftim i Meteorologjisë shqiptare/ Me gushtin, vjen i nxehti afrikan

676
Meteorologjia shqiptare, duket se është në sinkron me intervistën e Prof. Dr Lluka Heqimi, pasi dje ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në këtë vapë përvëluese, pasi rikthehet i nxehti afrikan. Meteoalb bën me dije se, territori shqiptar do të preket sërish nga temperatura shumë të larta, ku dita e sotme dhe nesër (e martë-e mërkurë), janë dy ditë ku do të dominojnë masat ajrore të nxehta e të thata që vijnë nga kontinenti Afrikan drejt Evropës Jugore, të cilat sjellin kthjellime dhe temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë. Temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 40 gradë C. Situata pritet të ndryshojë në datën 6 gusht, edhe pse jo në të gjithë territorin shqiptar, ku parashikohen reshje shiu gjatë datave 6, 7 dhe 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në datat 10, 11 dhe 12 gusht. Në terma afatgjatë, Meteoalb njofton se, pritet që gushti 2017 të mbetet i thatë, me 2-3 ditë me reshje të pakta.
Sigal