Nis në Sarandë faza e parë e kampionatit kombëtar të notit

550
Rezultatet e larta dhe rekordet e thyera kombëtare e ndërkombëtare në vite nga lojatarët sarandjotë, i japin qytetit statusin si kryeqyteti i notit shqiptar. Sot, në çadrën e notit “Esat Mamaca” të Sarandës do të zhvillohet maratona kombëtare e notit shqiptar nën praninë e personaliteteve të larta të Federatës Shqiptare të Notit si dhe drejtues të pushtetit vendor. Sipas përgjegjësit të sporteve pranë bashkisë së Sarandës, Fuat Karaliu, maratona kombëtare do të zhvillohet prej një dite me pjesëmarrjen e ekipeve më në zë të notit shqiptar si Dinamo, Vlora, Durrësi, Butrinti etj si dhe janë marrë të gjitha masat e sigurisë për zhvillimin normal të aktivitetit që nga prezenca e komisarjate të rendit e kufirit, shërbimi spitalor, por edhe paisjet didaktike dhe shpërndarja e kupave dhe çertifikatave sipas klasifikimit të rezultateve kolektive dhe individuale. Maratona kombëtare e notit shqiptar do të përfshihet në sistem garash 1-2-4-6 km dhe me pjesëmarjen e katër grupmoshave të ndryshme nga fëmijët, të rinjtë, të rriturit e deri tek veteranët e notit shqiptar. Po kështu ditën e shtunë, do të nis, po nga qyteti i Sarandës, faza e parë e kampionatit kombëtar 2015-2016 për notin shqiptar. Për rezultatet e arritura në garat e maratonës dhe ato të kampionatit të notit, gazeta “Telegraf” do t’u informojë në numrat e ardhshëm të saj.
Sigal