Sigal

Kapiteni i ri i Barcelonës, Lionel Messi u bëri fansave të Barcelonës një premtim të madh në prag të fillimit të sezonit të ri. “Pleshti” u shpreh se ai dhe shokët e skuadrës do të bëjnë gjithçka që të fitojnë Ligën e Kampioneve. Ky ishte fjalimi i parë i “Pleshtit” si kapiten i Barcelonës pas largimit të Iniestës.

“Këtë vit, ne jemi një skuadër të fortë. Blerjet na kanë bërë edhe më të fortë sesa vjet. Edhe pse vitin e kaluar fituam kampionatin dhe Kupën e Mbretit, u mërzitëm për Champions-in, për mënyrën se si u eliminuam. Premtojmë se do të bëjmë çdo gjë të mundshme në mënyrë që ajo kupë aq e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të kthehet në fushën tonë.

Për mua është një krenari e madhe. Unë e di se çfarë duhet të jetë kapiteni i këtij klubi. Kam qenë me fat sepse kam pasur shembuj të shkëlqyer si Puyol, Xavi dhe Iniesta”, deklaroi Messi para ndeshjes së trofeut “Gamber” ndaj Boca Juniors, që u fitua në shifrat 3-0.