Napoli befason Juven dhe Milanin, arrin akordin me lojtarin grek

122

Napoli kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titullin kampion sezonin e ardhshëm. Skuadra e Ancelottit në orët e fundit ka arritur akordin me mbrojtësin e Romës, Manolas, i cili do të zëvendësojë Albiol.

Të kaltrit kanë fituar garën me Juventusin dhe Milanin, që ishin gjithashtu të interesuara për mbrojtësin grek. Napoli do të paguajë klauzolën prej 36 milionë eurosh që është parashikuar në kontratë për të, ndërkohë që Napoli do të tentojë që të përfshijë në negociata edhe Diaëara.

Greku është largimi i parë nga Roma, teksa në ditët në vijm pritet edhe kalimi i Dzekos tek Interi.