Sigal

Trajneri i Mançester Junajtid, Zhose Murinjo i ka prishur marrëdhëniet e tij me stafin drejtues të skuadrës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tuttosport”, ish-skauti i “djajve të kuq”, Havier Riablta shprehet se kishte kërkuar që në “Old Trafford” të sillte lojtarë si Gorecka dhe Emre Çan.

Ndërkohë që Ribalta është shprehur se faji ka qenë i drejtorit sportiv Ed Uduard dhe pas këtyre deklaratave Murinjo pritet të ngrejë akoma edhe më shumë zërin në lidhje me mosmarrëveshjet që ka me drejtorin sportiv.