Mungoi në festën e klubit, habit Ranieri: Ika se nuk gjeta vend ku të parkoja

553
Pak ditë më parë klubi i Nantes në Francë festoi 75 vjetorin e themelimit por në festën e organizuar çuditërisht mungoi trajneri Claudio Ranieri. I pyetur nga mediat italiani ka dhënë një arsye paksa qesharake, e cila natyrisht nuk do të pritet mirë nga tifozët e klubit francez.
Në fakt, shtypi francez kishte shkruar për një ftohje të tij me drejtuesit e Nantes, por ka qenë vetë ish-trajneri i Leicester që ka shuar çdo thashetheme për të ardhmen.
“Kur mbërrita në vendin ku do të zhvillohej festa, kishte aq shumë makina në parking që nuk munda të gjej vend. Në atë pikë i telefonova presidentit dhe i thashë se po largohesha. Më pas shkova në aeroport dhe mora një avion privat për në Londër, sepse kisha disa probleme hidraulike në apartamentin tim, si pasojë e shiut që ra në ditët e fundit,” – deklaroi Ranieri për “Le Figaro”.
Lidhur me zërat të cilin e shohin larg Nantes sezonin e ardhshëm Ranieri është shprehur: “Nuk them asgjë, vetëm se jam trajner i Nantes dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu.”
Sigal