Luis Enrique çlirohet nga kualifikimi i Spanjës: Sikur kam hequr nga shpina një çantë 100 kg

163
Sigal

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka quajtur një çlirim të madh kualifikimin e “La Roja”-s në Botërorin e Katarit.

Fituesit e Kupës së Botës në 2010-ën siguruan vendin e parë në Grupin B pas një mbrëmjeje të tensionuar në “Estadio de La Cartuja” me golin e Alvaro Moratës kundër Suedisë, i cili konfirmoi biletën.

Megjithatë, Spanja nuk shfaqi futbollin e saj më të mirë në sfidën kundër skuadrës së Jane Andersonit.

Luis Enrique, i cili u kthye në stolin e kombëtares në vitin 2019 dhe i dërgoi ata deri në gjysmëfinalet e “Euro 2020” verën e shkuar, pranoi se kritikat nuk janë kurrë larg.

Kam hequr nga shpina një çantë 100 kg. Kam ndierë më shumë presion në këto kualifikuese sesa në Europian apo në finalet e Ligës së Kombeve. Kam hequr një barrë të rëndë nga shpatullat. Tani jam i përqendruar për të bërë një Botëror të mirë dhe e di se kur një trajner nuk fiton, ai përballet me kritika. Ky është realiteti i këtij cirku të mrekullueshëm si futbolli dhe unë e pranoj”, deklaroi tekniku spanjoll.