Monako 100 milion euro për goditjen e bujshme në Seria A

501
Monako është duke përgatitur një goditje të bujshme në merkato. Drejtuesit e skuadrës nga principata janë hedhur në sulm për të joshur sulmuesin e Torinos, Andrea Beloti.
Klubi francez është gati të paguajë klauzolën 100 milionë euro për të pasur shërbimet e italianit. Beloti u kërkua me ngulm në merkato nga Milani dhe Çelsi por negociatat dështuan për shkak të kërkesës së lartë financiare.
Me të ardhurat që do të marrë nga shitja e yllit Kilian Mbape dhe e brazilianit Fabinjo, të cilat shkojnë rreth 230 milionë euro, Monako mund të paguajë pa problem shumën që kërkon klubi i Torinos, për ta lënë të lirë sulmuesin .
Sigal