Modric fiton “Topin e Artë”, shpërthen familja e Ronaldos

287

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Futbollisti kroat la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann. Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë.

Kjo gjë ka acaruar në maksimum motrat e futbollisit Ronaldo, të cilat kanë dalë në mbrojtje vëllait të tyre me atë të disa statusve në rrjetet sociale.

foto galeri foto galeri

kjo është bota e kalbur ku jetojmë mes mafjes dhe bijve të k****** pasanikë. Por unë dhe shumë njerëz kemi ende për të parë, sidomos drejtësi. Fuqia e Zotit është më e madhe se kjo kalbësirë. Zoti vonon por nuk harron”- shkruan në Instagram Elma motra e madhe e yllit portugez.

Ndërkohë motra tjetër Katia është treguar pak më e butë se Elma. “Lojtari më i mirë në botë … për ata që marrin vesh nga futbolli sigurisht. Jam e shqetësuar për të ardhmen e futbollit”- shkruan ajo në Instagram.