Miqësoret, Manaj: Do t’i mbush mendjen De Biazit dhe Mançinit

515
Dy lojtarët e rinj të ftuar për herë të parë në kombëtare Rei Manajt dhe Frederik Veseli komentuan emocionet e përjetuara dhe synimet me fanellën kuqezi. “Patjetër që është një moment i veçantë, që do të mbetet tepër i rëndësishëm në jetën time.
Shpresoj shumë, që ky të jetë preludi i një pjese të rëndësishme, në karrierën time, të cilin do ta kujtoj gjatë gjithë jetës”, theksoi Manaj. Më pas sulmuesi i talentuar që luan me Interin foli edhe rreth të ardhmes, ofertave dhe besimit të trajnerit Mancini.
“Unë jam ende i ri, por sigurisht që edhe unë do bëj punën time për të luajtur në formacion ose të jem i grumbulluar në ekip. Tani do shohim, vetëm me stërvitje duhet t’i mbush mendjen trajnerit Mancini. Ishin disa skuadra të interesuara për mua, por Mancini tha që nuk mund të lëviz as në janar dhe as vitin tjetër.
Mbetet të shohim çfarë do të ndodhë” tha ai. Ndërkohë që mbrojtësi Veseli ishte në të njëjtën linjë me kolegun e tij, që luan aktualisht me Interin. Sipas mbrojtësit, që aktivizohet në Zvicër “Ky është një nga kulmet e karrierës time.
Nuk mendoj, për të qenë pjesë e skuadrës që do të shkojë në Europian, ndonëse se jam i gatshëm që të shfrytëzoj çdo hapësirë që më jepet për ta merituar një gjë të tillë. Është kënaqësi që jam me Shqipërinë.
Unë erdha për Kombëtaren, Kosova nuk është ende e pranuar nga FIFA. Kur të thërret Shqipëria për mua është një komb. Kam pasur kontakte prej dy vjetësh me De Biasin, tani të shohim”. Aktualisht ekipit kombëtar i futbollit është grumbulluar në Durrës ku po zhvillon përgatitjet për ndeshjen me Kosovën të premten më 13 Nëntor dhe me Gjeorgjinë më 16 Nëntor.  
Sigal