Milan mposht bindshëm Shkëndijën

200
Shkëndija nuk e përballoi dot Milanin në “San Siro”.
Skuadra tetovare e humbi me rezultatin e thellë 6 – 0 sfidën e parë të play-off të Europa Ligës.
Një disfatë dërrmuese përballë një kundërshtari tepër i fortë. Shkëndija nuk kishte pësuar kaq shumë gola në 6 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni në kupat e Europës.
Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Shkup me skuadrën tetovare që nuk shpreson më të kalojë turin.