Merr fund ‘telenovela’ Coutinho, braziliani është nisur drejt Barcelonës

611
Pas shumë e shumë spekulimeve dhe lajmeve të pafund, transferimi i Phillip Coutinho-s te Barcelona është duke ndodhur. Numri 10 i të kuqve sipas mediave angleze është duke fluturuar drejt Katalonjës për të firmosur kapitullin e ri të karrierës së tij me skuadrën “blaugrane”.
Barcelona ka tentuar përgjatë gjithë verës për të bindur Liverpul, por u donin orët e fundit të merkatos që dy klubet të binin dakord. Nga oferta e parë që kapte shifrat 90 mln euro, për brazilianin mësohet se gjuha e përbashkët është gjetur mbi bazën e 150 mln eurove.

Coutinho ditë më parë kishte kërkuar zyrtarisht të largohej nga Liverpuli drejt Barcelonës ndërsa sot është e tij është duke u bërë realitet. Klubi spanjoll me këtë investim kap shifra marramendëse në këtë merkato vere ku për dy lojtarë, Dembele dhe Coutinho, ka shpenzuar 300 mln euro.
Sigal