Luka Modriç, fituesi i “Topit të Artë”, thyet hegjemonia Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

406
Sigal

Përgjatë një dekade këtë çmim e ka fituar Messi dhe Ronaldo. Sukseset e Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror 2018 dhe të Realit në Champions Legue si dhe paraqitja e shkëlqyer e fantazistit Modriç në këto ekipe i ka dhënë kroatit “Topin e Artë”

Historia e kësaj përzgjedhjeje

Lista fillestare e kandidatëve për këtë çmim përbëhet nga 30 futbollistë dhe ajo zgjidhet nga ekipi redaktorial i gazetës franceze të futbollit, France Football, e cila edhe e ndan këtë çmim, transmeton Gazeta Express.

Pas kompletohet lista prej 30 futbollistëve, formohet një juri prej gazetarëve, të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme të botës. Këta gazetarë do ta kenë detyrën t’i votojnë futbollistët, duke i radhitur ata.

Mbasi formohet juria e gazetarëve, ata zgjodhën top pesë futbollistët e tyre nga ajo listë prej 30 futbollistëve dhe pastaj do i radhitin ata sipas meritës. Rregullat thonë se gazetarët duhet t’i vlerësojnë futbollistët sipas:

  1. Paraqitjeve individuale dhe me ekip gjatë vitit;
  2. Klasi i lojtarit (talenti dhe fair play);
  3. Vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së futbollistit.

Futbollisti, i cili vlerësohet nga secili gazetar në pozitën e parë ka marrë gjashtë pikë, i dyti katër pikë, i treti tre pikë, i katërti dy pikë dhe i pesti një pikë.