“Luftë” deklaratash Pique-Ramos

440
Gerard Pique dhe Sergio Ramos vazhduan “Klasiken” Real-Barça edhe pasi ndeshja përfundoi në fushë me fitoren 2-3 të katalanasve.
Mbrojtësi i Barcelonës tha se ndëshkimi me karton të kuq i kolegut të tij në kombëtaren spanjolle ishte mëse i drejtë, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Leo Messit.
“Me siguri që kur të shkojë në shtëpi dhe ta shohë me qetësi aksionin, do e kuptojë që ishte për karton të kuq. Ndërhyri me të dyja këmbët, pa pasur asnjë mundësi për të kapur topin. Nuk ka diskutim fare. Puna është se janë mësuar me arbitra që i lejojnë të luajnë ashpër dhe kur nuk i lejojnë, reagojnë kështu si po reagojnë”, tha Pique.
E menjëhershme përgjigjja e Sergio Ramos, i cili i kujtoi mbrojtësit të Barcelonës ndeshjen ndaj PSG.
“Pique ka qejf të flasë për arbitrat, por harron ndeshjen ndaj PSG-së. Meritoja një karton të verdhë, jo të kuq. Ndërhyrja ime ishte me vonesë, por nuk ka fare kontakt. Nuk kisha qëllim të dëmtoja kundërshtarin. Mendoj se arbitri e teproi”, tha Ramos.
Sigal