Policia ‘qetëson’ gjakrat: S’do ketë përplasje me protestuesit, do menaxhojmë situatën por…

428
Janë 5 pika kyçe të qarkullimit që protestuesit e opozitës do të bllokojnë sot në protestën e thirrur nga PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Skenarët e PD për bllokimin e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit sollën dje edhe paralajmërimin e Policisë se do të ketë masa për ata që shkelin ligjin, ndërsa protesta u quajt e paligjshme.
Por sot burime nga policia të cituara bëjnë me dije se në rast bllokimi rrugësh, do të menaxhohet trafiku në akset e lira, por nuk do të ketë përplasje me protestuesit. Policia do të identifikojë gjithë personat që bllokojnë rrugën dhe mjetet dhe do t’i procedojë sipas ligjit për tubimet.
Sigal