Protesta, Noka: Protesta paqësore, Rama të lexojë ligjin e protestave

477
“Protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë asnjë ekses”. Është deputeti demokrat, Flamur Noka ai që duke folur për median nga kryqëzimi i ‘pallatit me Shigjeta’ është shprehur se deklarata e bërë nga policia në fakt është deklarata e Edi Ramës.

“Ajo është deklaratë e Edi Ramës po Edi Rama së bashku me shefat e policisë duhet të lexojë ligjin.

Ligji për protestat e ka të sanksionuar në mënyrë të qartë. Protesta e opozitës tërësisht paqësore. Sipas ligjit, protesta njoftohet, ndërsa policia duhet të marrë masat për sigurinë e saj”, është shprehur Noka
Sigal