Luçiano Spaleti: Napoli i lodhur nga Champions

736
Nga Agron KAJA
ITALI, SERIA A/ Java e nëntë nis me një ndeshje “Big” për kreun e renditjes, trajneri zikaltër nxeh kundërshtarët
Nesër në javën e 9-të të Serisë A, sfida në Napoli mbetet si më interesantja, pasi luajnë dy skuadrat e kreut të renditjes. Në konferencën e shtypit në stadiumin “San Paolo”, trajneri i Interit Lucciano Spaleti, është deklaruar optimist për përballjen me Napolin, por ai ka bërë sulmin e parë ndaj kundërshtarit. “Janë të lodhur, sepse luajtën në Ligën e Kampioneve, ndërsa lojtarët tanë e kanë kaluar provën e tyre. Ne jemi aty lart për objektivat tona dhe i kemi studiuar me detaje, dhe do luftojmë me Napolin si të barabartë, pavarësisht se nuk do të jetë e thjeshtë. Ata janë një skuadër tepër e fortë dhe këtë fakt e kanë treguar javë pas jave me paraqitjet e tyre”, ka theksuar fillimisht në deklarimin e tij trajneri zikaltër, i cili më pas i referohet edhe lojtarëve, ku sipas tij, Interi ka lojtarë me kualitet të lartë që do ta zgjidhin pozitivisht këtë sfidë. “Ne nuk kemi shumë lojtarë por jemi ndërtuar për të vazhduar rrugëtimin tonë për objektivat tona. Të gjithë lojtarët tanë janë me kualitet të lartë për t’i ballë edhe kësaj sfide delikate që na pret. Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin për shkak se ata luajtën në mesjavë në Champions League edhe janë më të lodhur fizikisht gjithashtu edhe në gjendjen e tyre psikologjike kurse ne jemi tepër të freskët për ta luajtur këtë sfidë”, përfundoi tekniku i Interit Luçiano Spaleti. Ndërsa te Napoli, mesfushori Insinje është në dyshim, dhe deri sot pritet konfirmimi për rikuperimin e tij, dhe në balotazh është me brazilianin Zielinski, i cili pritet të rikthehet në rolin e tij të preferuar, pikërisht në sfidën ndaj Interit. Një barazim në këtë ndeshje dhe fitorja e Juventusit në Udine, i afron edhe më shumë kryesueset, pasi nga Interi është 3 pikë larg, ndërsa nga Napoli i vendit të parë është 5 pikë larg. Në fokus këtë javë është edhe skuadra e Milanit, e cila të enjte barazoi 0-0 në ndeshjen e Europa Ligë ndaj AEK të Athinës, dhe vendi i Montelës në bankinë mbetet në dyshim, pikërisht nesër ndaj Xhenovës.
Ramirez në janar zikaltër, Interi ëndërron edhe Vidalin
Ramires Santos do Nashimento është rënë të gjithë dakord tek Interi. Përtej mohimeve të ardhura gjatë këtyre javëve, ka ardhur një miratim nga gjithë krerët zikaltër për të afruar në Milano që në janar mesfushorin 30-vjeçar. Me shitjen e një lojtari mund të synohet edhe ëndrra për të afruar kilianin Vidal.
Ndeshjet-Java e nëntë
Sot, 21 tetor 2017 
Sampdoria-Krotone 18:00
Napoli-Inter 20:45
Nesër, 22 tetor 2017 
Kievo-Verona 12:30
Milan-Xhenoa 15:00
Atalanta-Bolonja 15:00
Benevento-Fiorentina 15:00
Spal-Sasuolo 15:00
Torino-Roma 15:00
Udineze-Juventus 18:00
Lacio-Kaljari 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Napoli 8 24
2.Inter 8 22
3.Juventus 8 19
4.Lacio 8 19
5.Roma 7 15
6.Sampdoria 7 14
7.Bolonja 8 14
8.Torino 8 13
9.Kievo 8 12
10.Milan 8 12
11.Fiorentina 8 10
12.Atalanta 8 9
13.Udineze 8 6
14.Kaljari 8 6
15.Krotone 8 6
16.Verona 8 6
17.Xhenoa 8 5
18.Spal 8 5
19.Sasuolo 8 5
20.Benevento 8 0
Sigal