Lojtarët më të paguar në Seria A, ja sa marrin shqiptarët

201

Siç duket, kurioz se sa paguhen njerëzit nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe italianët.

Kështu “Gazzetta dello Sport” ka bërë publike të gjithë pagat e futbollistëve që luajnë në kampionatin italian, natyrisht edhe lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. Juventus kryeson listën e skuadrave të elitës së futbollit italian që shpenzon më shumë për pagat.

Bardhezinjtë shpenzojnë plot 294 milionë euro në sezon. Ndërkohë Interi është i dyti me 139 milionë euro. Podi plotësohet nga Roma dhe Milani, që nxjerrin nga arkat plot 115 milionë euro vetëm për pagat. Futbollisti më i paguar në Seria A është Cristiano Ronaldo, i cili nga kontrata me Juventusin përfiton 31 milionë euro.

Për sa i përket lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në Seria A, ai që merr më shumë është kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj. Lojtari i Napolit përfiton plot 1.6 milionë euro në sezon. Pas tij renditet futbollisti i Lazios dhe përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Ish-sulmuesi i Salzburg paguhet me 300 mijë euro më pak se Hysaj. Ndërkohë, Thomas Strakosha paguhet 1.2 milionë euro në sezon. Etrit Berisha është lojtari i dytë më i paguar te SPAL, me 1 milion euro.

Ndërkaq, mbrojtësi i Atalantës, Berat Djimsiti përfiton 400 mijë euro në sezon. 300 mijë euro në sezon fiton Amir Rrahmani te Verona