Largohet nga Juve pas 17 sezonesh, gjigantët e Europës i ofrojnë kontratë 2-vjeçare Buffoni-t

282

Gianluiggi Buffon në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka lajmëruar se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin, klub me te cilin ka luajtur për 17 sezone.

Sa i takon të ardhmes 40-vjeçari deklaroi se ende nuk e kishte vendosur nëse do të vijonte futbollin aktiv apo do të merrte një rol drejtues. Ndërkohë që kjo pritet të marrë përgjigjje në ditët ne vijim raportime mjaft interesante vijnë nga Franca.

‘Le Parisien’ dhe ‘Canal+’ shkruajnë se portieri legjendar është në bisedime të avancuara me PSG, klub i cili i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. Kjo nuk është e vetmja ofertë e rëndësishme për Buffon, pasi thuhet se edhe Liverpool ka dëshirë të ketë italianin në organikë.