Lahm, lamtumira e një legjende

560
Sigal

Kapiteni i Gjermanisë pas fitimit të Kupës së Botës largohet nga kombëtarja. Merkel: “Ishte një shembull”

Filip Lahm nuk do të luajë më në kombëtaren gjermane. Kapiteni i “Die Nationalmanschaft” vendosi të tërhiqet nga pas suksesit të jashtëzakonshëm në Botërorin e Brazilit, të kurorëzuar me fitimin e trofuet të lakmuar. Lahm zbuloi për tabloidin “Bild” se, ai nuk dëshiron të vazhdojë më të luajë për katër herë kampionët e botës dhe se ky është momenti ideal për t’i dhënë fund., pasi ka fituar titullin më të rëndësishëm të karrierës së tij në “Maracana”. Në fakt, lamtumira shokoi të gjithë botën sportive në Gjermani, por dhe atë ndërkombëtare, pasi Lahm është ende 30-vjeçar dhe mund të luante jo vetëm në Euro 2016 në Francë por gjithashtu dhe në Botërorin e ardhshëm të Rusisë. Sulmuesi Miroslav Kloze, që në Brazil u bë edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kampionateve Botërore me 16 gola, gjithashtu u tërhoq nga Kombëtarja para pak ditësh. Filip Lahm në total në karrierën e tij me përfaqësuesen ka luajtur 113 ndeshje duke shënuar dhe pesë gola,  ku ndoshta më i paharrueshmi për të do të jetë ai ndaj Kosta Rikës në ndeshjen hapëse të Botërorit të vitit 2006, që ishte dhe i pari për këtë Kupë Bote. Gjatë 113 ndeshjeve, Lahm regjistroi 83 fitore, 17 barazime, 13 humbje. Në vitin 2010, Lahm mori shiritin e kapitenit të përfaqësueses pas dëmtimit të Ballack dhe më këtë të fundit, që nga ky moment nuk pati asnjëherë një marrëdhënie të mirë. Me Gjermaninë ai u rendit I treti në atë Botëror, ishte finalist i Europianit në vitin 2008, u pozicionua sërish i treti në Afrikën e Jugut dhe më pas në 2012 kombëtarja gjermane e udhëhequr prej tij në fushë u eliminua në gjysmëfinale nga Italia. Më 13 Korrik 2014 arriti dhe majën me përfaqësuesen duke ngritur lart Kupën e Botës në mitikun “Marakana” të Rio de Zhaneiros. Gjithsesi, karriera e Lahmit me klubin do të vazhdojë, pasi me Bajernin ai ka aktualisht një kontratë deri në vitin 2018 dhe njëkohësisht është dhe kapiten i skuadrës ashtu si në kombëtare. Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, e vlerësoi figurën e Lahmit. “Meriton respektin tim më të madh. Ai ishte një kapiten klasi në Botëror”. Sulmuesi i Bajernit, Tomas Myler u shpreh: “Miqësia jonë vazhdon të jetë gjithmonë e fortë dhe nuk varet nëse ai luan në Komëbtare apo jo”. Ish-trajneri i Kombëtares, Rudi Fëlër, tha: “Filip Lahm është tipi një lojtari cilësor, me gjendjen fizike të tij ai mund të luante edhe Botërorin tjetër”. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater: “Filip Lahm ishte një shembull dhe karriera e tij do të vazhdojë më tej edhe pas dorëheqjes së tij nga Kombëtarja gjermane”. Legjenda e Gjermanisë dhe e Hamburgut, Uve Zeler: “Ishte një surprizë e madhe, jo vetëm për mua, por ndoshta për të gjithë. Për ekipin gjerman, sigurisht që është një humbje e madhe. Falë Zotit ne kemi në Gjermani shumë talente, dhe këtë e treguam në Botërorin e Brazilit kur fituam titullin kampion bote”. “Do të doja të shprehja respektin tim më të madh për të, për ato që ai ka bërë për Kombëtaren gjermane. Faleminderit Filip!, – u shpreh kancelarja e Gjermanisë, Zonja Angela Merkel.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të mbyllur karrierën, sesa si kampion bote, në kulmin e karrierës”, – tha ish-sulmuesi i Kombëtares gjemrane, Karl-Heinc Rumenige.

 BILANCI I LAHMIT

113 ndeshje ndërkombëtare. 83 fitore, 17 barazime, 13 humbje. Pesë gola. Kampion i Botës 2014. Vendi i tretë në Botëror 2006 dhe 201. Nënkampion i Europës 2008. Gjysmëfinalist i Euro 2012.

 Mesazhi i Merkelit

“Do të doja të shprehja respektin tim më të madh për të, për ato që ai ka bërë për Kombëtaren gjermane. Faleminderit Filip

Votimi për për kapitenin e ri

 Tabloidi i njohur gjerman “Bild” ka hapur një sondazh në lidhjen me lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit pas largimit të Filip Lahmit. Sipas gazetës më popullore në Europës, kandidatë janë Bastian Shvajnshtajger, Manuel Nojer dhe Sami Khedira.

Goditi me makinë një kalimtare në burg Presidenti i FFK, Vokrri

 Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri është ndaluar autoritetet e drejtësisë në Kosovës nën dyshimin se ka goditur me makinë një këmbësore. Ndaj tij është caktuar masa 48 orë paraburgim. Vokrri sipas mediave kosovare dyshohet se gjatë drejtimit të makinës ka goditur me pasqyrën një kalimtare rasti. Personi që kishte pësuar këtë goditje dy javë më parë, kishte denoncuar rastin në polici, duke identifikuar edhe autorin e makinës. Në deklaratën e tij, dhënë policisë, personi në fjalë kishte thënë se Vokrri kishte hezituar të ndalonte dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është marrë në gjykatën themelore në Prishtinë nga prokurori publik, Elez Blakaj në lidhje me një rast jashtë futbollit, por që ka lidhje me një aksident të trafikut rrugor të ndodhur pak ditë më parë.

Rasti është dërguar për procedurë të mëtejme në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, konfirmoi faktin se, Fadil Vokrri është paraqitur në polici rreth aksidentit. Sipas Salihut është një vajzë që kadenoncuar rastin në polici. “Kryetari është ftuar për t’u paraqitur në polici, ku do të merret në pyetje për një aksident që pretendohet që ka ndodhur para dy javëve, në të cilën thuhet se Vokrri ka goditur një vajzë, e për këtë Vokrri nuk ka qenë dijeni. Ai është përgjigjur policisë dhe pritet që pasdite të lirohet”, deklaroi Salihu. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha e konfirmoi se Vokrri është marrë në pyetje, por kjo nuk ka lidhje me postin e tij në futbollin kosovar. “Prokurori është duke e intervistuar për një rast në komunikacionin rrugor dhe nuk kemi njohuri më shumë. Kjo nuk ka të bëjë me angazhimet e tij në Federatën e futbollit të Kosovës. Presim që Vokrri të lirohet shumë shpejt”, tha zëdhënësi, Berisha

 Bakaj: “Nuk kam vendosur ende për Shkëndijën e Tetovës”

 Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, deklaroi për mediat shqiptare ne Maqedoni se, ai nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. “Ende nuk kam vendosur asgjë. Kam kontakte me Shkëndijën dhe besoj se deri në fundjavë do të mësohen shumë gjëra. Përveç Shkëndijës, ka edhe disa skuadra të tjera si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Azia dhe Europa që më kërkojnë. Duhet menduar mirë para se të vendos, kështu që për momentin nuk mund t’ju them asgjë, pasi të gjitha ofertat po i rishoh me hollësi”. Bakaj ka veshur në Shqipëri fanellat e Partizanit e Dinamos, ndërsa në Rumani dhe Ukrainë ato të Dinamos së Bukureshtit e Çernomerets Odesës.

Migen Memelli, firma me Teutën një formalitet

 Migen Memelli pritet të rikthehet te skuadra e Teutës. Në fakt, lojtari i cili ka firmosur për durrsakët ishte nisur për një provë në Arabi, por ende nuk ka një konfirmim në lidhje me ndonjë marrëveshje. Sipas burimeve pranë klubit durrsak, parashikohet që Memelli do t’i bashkohet skuadrës së Teutës gjatë këtyre ditëve, por ai nuk do të zhvilloje ndeshjet miqësore të programuara nga drejtuesit e klubit. Ndërkohë skuadra vazhdon fazën përgatitore në Austri. Sulmuesi pogradecar e ka veshur fanellën e durrsakëve gjatë viteve 2001-2003, ku në 40 ndeshje shënoi 13 gola, por atëherë bëhej fjalë për një djalosh 22-23 vjeçar. Sezonin e fundit, atë 2014-2015, 36-vjeçari Memelli e ndau midis Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. Në Arabi luajti me Al-Faisaly, ndërsa në kampionatin shqiptar me Partizanin. Migen Memelli është dy herë fitues i “Këpucës së Artë” të Shqipërisë, si golashënuesi më i mirë i sezoneve 2008-2009 me Tiranën (me të cilin fitoi dhe titullin kampion) dhe 2012-2013 me Flamurtarin.