Modriç “karikon” Kroacinë: Nuk kemi fituar asnjëherë ndaj tyre, le të triumfojmë me Brazilin

60
Sigal

Luka Modriç ka dalë përpara mediave, në kuadër të ndeshjes së çerefinales së Botërorit të Katarit, mes Kroacisë dhe Brazilit.

“Ne bëmë një gjë të mirë duke shkuar në çerekfinale, por pavarësisht kësaj, ne ende duam më shumë. Ndeshja më e rëndësishme e turneut na pret ndaj një prej favoritëve për të fituar trofeun.

Brazili është gjithmonë favorit, por ne duhet të japim maksimumin si në çdo ndeshje deri tani.

Kam luajtur disa herë kundër Brazilit, por nuk kemi arritur ende t’i mposhtim. Shpresoj se kjo herë do të jetë ndryshe. Brazili ka lojtarë fenomenalë në çdo pozicion.

Duhet të jemi agresivë, të vrapojmë dhe të mos i lëmë të luajnë. Kjo është e rëndësishme kur nuk e kemi topin, duhet të jemi agresivë dhe vendimtarë dhe të mos i lëmë t’i afrohen portës sonë”, tha Modriç.