Harruan hekurin ndezur, përfshihet nga flakët një fasoneri në Tiranë. Policia nis hetimet për ngjarjen

119
Sigal

Një fasoneri në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Freskut” në kryeqytet.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një hekur rrobash që është harruar ndezur nga punonjëset e fasonerisë.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.