Kukësi ngec me Laçin, rikthehen skenat e dhunës në stadium

466
Sigal

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kukësit dhe Laçit e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Kamzës. Një rezultat zhgënjyes për skuadrën e Cungut, që i ka dhënë mundësinë skuadrës së Partizanit të thellë diferencën në +5.

Pavarësisht përpjekjeve të shpeshta, verilindorët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke humbur 2 pikë në “shtëpi”.

Ndërkohë nuk munguan as skenat e dhunës në përballjen e sotme. Në minutën e 62-të, gjyqtari anësor, Denis Rexha u godit me sende të forta nga tifozët e Kukësit. Loja u ndërpre për disa minuta, teksa rifilloi normalisht.