Kategoria e Parë/ Nesër takimet e fundit për këtë vit kalendarik, Tërbuni e fituara e madhe e 2014-ës  

73

Edhe pse filloi me vonesë, Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, dalëngadalë po i afrohet fundit, me takimet e ditës së shtunë që shënojnë edhe të fundit duele për këtë vit kalendarik. Në këto 11 takime të luajtura, kanë qenë në të dy grupet disa skuadra që kanë dalluar, e mbi të gjitha qëndron Tërbuni që me shumë mundësi, nisur nga pikët dhe forma që gëzon, e ka të garantuar kalimin në elitën e futbollit shqiptar. Në të gjitha këto 11 ndeshje, është e vetmja skuadër që nuk e ka provuar akoma humbjen, duke u bërë kështu skuadra më e qëndrueshme edhe përsa i përket rezultateve pozitive, me 9 fitore dhe 2 barazime. Nisur nga kjo, e ka stacionuar veten në vend të parë prej disa ndeshjesh, falë edhe gabimeve të Besëlidhjes dhe të Mamurrasit në rrugën e tyre. Përsa i përket grupit B, ka situata ka qenë më e njësuar, ku të gjitha skuadrat e kanë akoma mundësinë që të mendojnë për triumf në fund, të paktën pikët i lënë të ëndërrojnë, pasi ndoshta forma dhe cilësia në skuadër do të bëjnë dallimin në fazën e dytë. Aktualisht skuadra që kryeson është Sopoti, skuadër që ka surprizuar jo vetëm grupin B por të gjithë sferën futbolldashëse në Shqipëri, pasi pak e nga pak arriti që të bëhej faktor dhe të luante rolin e saj kampionat. Sa ju përket ndeshjeve të këtyre javëve në të dy grupet, dallon sidomos takimi mes Dinamos dhe Sopotit në grupin B, ku kryeqytetasit synojnë që të arrijnë Sopotin në vendin e parë dhe në rast fitoreje, me shumë siguri që e arrijnë, duke qenë që ndodhen vetëm dy pikë pas tyre. Nga ana tjetër, fjalën e tyre do ta thonë edhe lushnjarët që do të presin në shtëpi Naftëtarin, rival që nuk cilësohet aq i vështirë sa të humbin pikë ndaj tyre, sidomos në shtëpi. Në grupin A, situata vazhdon të jetë e njëjtë, me tre ekipet e para që kanë krijuar një avantazh sigurie ndaj skuadrave të tjera, por jo ndaj njëra-tjetrës, pasi e gjithë “lufta” sportive për fitimin e titullit këtej e tutje, duket se do të zhvillohet vetëm në tre fronte, pavarësisht pranisë edhe të 7 skuadrave të tjera. Neër Tërbuni pret në shtëpi Ilirinë e Fushëkrujës, në një ndeshje që sigurisht vendasit do të kërkojnë vetëm fitore për të shkuar të qetë në pushimet dimërore. Ndërkohë që vendi i dytë, Mamurrasi, pret në shtëpi kavajasit e Besës që për çfarë kanë treguar këtë sezon, as nuk mund të mendohet se do të jenë problem për vendasit. Sa i përket Besëlidhjes, është e vetmja ndër tri kryesueset që luan ndeshje jashtë shtëpisë, e këtë radhë shkon në Koplik për tu takuar me Veleçikun. Ndeshjet e fundit për të gjitha skuadrat janë edhe një shans tjetër për të treguar aftësitë dhe kapacitetin maksimal në misionin që kanë për këtë sezon. Ndër të gjitha skuadrat, këtë javë të 11-të, më shumë presion nga të gjitha kanë Dinamo dhe Sopoti, që ndeshen ndaj njëra-tjetrës për një vend të parë, por edhe për ta mbyllur sa më mirë këtë vit kalendarik.

Grupi A

Mamurrasi-Besa

Kastrioti-Kamza

Tërbuni-Iliria

Veleçiku-Besëlidhja

Ada-Burreli

Grupi B

Dinamo-Sopoti

Butrinti-Bylis

Luftëtari-Tomori

Shkumbini-Pogradeci

Lushnja-Naftëtari

Lila-Kaçe, dueli i shqiptarëve në Greqi

Dje u zhvillua në kampionatin grek të futbollit ndeshja mes PAS Janinas ku aktivizohet Lila dhe PAOK-ut ku aktivizohet Kaçe. Në fakt takimi ka folur i gjithi për Lilën që arriti madje edhe të shënonte në portën e kundërshtarëve. Goli i kavajasit ishte ai që hapi edhe serinë e dy të tjerëve, duke u bërë kështu një faktor shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje. Në fakt Lila, ka qenë gjithmonë një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre, gjithmonë në nivele të larta. Nga ana tjetër, PAOK-u si e para në renditje, kjo humbje mund ti kushtojë disi edhe humbjen e këtij pozicioni, në qoftë se nuk arrijnë që të fitojnë në ndeshjet e tjera.

Shaqiri në udhëkryq, mes Bajernit dhe të tjerave

 Akoma nuk dihet fati i Xherdan Shaqirit përsa i përket pranisë së tij tek skuadra e Bajernit të Mynihut. Kohët e fundit, aktivizimi i tij nën drejtimin e Guardiolës ka qenë më se i pakët, mjaftueshëm sa për të bërë çdo futbollist të pakënaqur me situatën. E nisur nga kjo, ka pasur deklarata edhe nga vetë Shaqiri që shrehte hapur dëshirën për tu larguar, pasi nuk po aktivizohet aq sa do. Klubet që e duan 23 vjeçarin në shërbimin e tyre janë të shumta, duke filluar që nga Liverpuli, Dortmundi, Volsburgu, Interi, etj, por akoma asgjë nuk bëhet konkrete, si nga Bajerni ashtu edhe nga vetë lojtari apo agjenti i tij. Në fakt, në një deklaratë të djeshme, trajneri bavarez ka deklaruar se Shaqiri do të qëndrojë tek Bajern, duke e bërë akoma edhe më të pa qartë rrugën që do të marrë jeta profesionale e futbollistit