Kastrioti bëhet “Superior”, +12 pikë larg vendit të dytë

176
Dje, skuadra kryesuese e Grupit A, Kastrioti, ka fituar minimalisht 1-0 me Dinamon, një ndeshje e cila u zgjidh me golin e vetëm të Taulant Markut në minutën e 43-të të ndeshjes. Edhe pse ka qenë një terren i rënduar e një mot shumë i ftohtë dje në Krujë, të dyja skuadrat janë munduar ta përballojnë ngarkesën, ndërkohë që krutanët i besuan vetëm golit, i cili e rrit në 12 pikë diferencën me vendin e dytë në Grupin A. Ndërsa sot do të luhen dy ndeshje në Grupin B, të vlefshme për javën e 15-të. Kalendari zhvendosi për mesditën e sotme dy takime: Apolonia-Turbina e Pogradeci-Bylis. Nëse për fierakët mendohet një ndeshje e fituar teorikisht nda Turbinës së Cërrikut, nuk do të jetë kështu në Pogradec, ku vendasit presin Bylisin e vendit të dytë, me ambicie për të kapur Tiranën kryesuese në këtë grup me 40 pikë. Ballshiotët kanë edhe një ndeshje më pak, pasi nuk kanë luajtur me Shënkollin, e duke e menduar të kaluar në favorin e tyre, sot do të kërkojnë suksesin e radhës. 
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 15-të
Datë 10 shkurt 2018 
Vllaznia B-Besëlidhja 2-0
Egnatia-Besa 0-0
Burreli-Erzeni 1-1
Korabi-Tërbuni 4-0
Dje, 11 shkurt 2018 
Kastrioti-Dinamo 1-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 15 38
2. Egnatia 15 26
3. Besëlidhja 15 21
4. Dinamo 15 21
5. Erzeni 14 20
6. Korabi 15 17
7. Tërbuni 14 17
8. Vllaznia B 15 15
9. Besa 15 14
10. Burreli 15 13
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 15-të
Datë 9 shkurt 2018 
Tirana-Tomori 3-1
Datë 10 shkurt 2018 
Shënkolli-Shkumbini 2-0
Iliria-Naftëtari 4-0
Sot, 12 shkurt 2018 
Apolonia-Turbina 14:00
Pogradeci-Bylis 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P 
1. Tirana 15 40
2. Bylis 13 30
3. Apolonia 14 23
4. Tomori 15 23
5. Pogradeci 14 21
6. Shënkolli 14 20
7. Iliria 15 19
8. Shkumbini 15 12
9. Turbina 14 9
10. Naftëtari 15 8