Kampionët kokulur, eliminohen nga Botërori

460
Sigal

Gjermania nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit duke u eliminuar nga Rusia 2018

Gjermania nuk do të jetë më në Botëror!

Kampioni i para katër viteve nuk ka arritur të fitojë kundër Koresë Jugore, e cila vetëm se ishte e eliminuar para kësaj ndeshje në Botëror.

Gjermania ka sulmuar vazhdimisht gjatë kësaj ndeshje por pa rezultat, kurse Koreja Jugore ka rrezikuar disa herë më ndërprerje por pa rezultat.

Por derisa po zhvilloheshin minutat shtesë Koreja shënon dy gol për ta fituar këtë ndeshje.

Fillimisht shënoi Young-Gwon Kim në minutën e 92’të kurse goli i dytë Heung-Min Son.

Kjo humbje eliminon Gjermaninë nga grupi F, kurse tutje kualifikohet Meksika pavarësisht se humbi kundër Suedisë më rezultat 3-0