Hapet autostrada Tiranë- Durrës

2244
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e autostradës Tiranë Durrës në të cilën po kryeheshin një sërë punimesh, konkretisht në segmetin “Mbikalimi i Shkozetit- Sukth”.

Nga ora 16:00 e kësaj të mërkure deri të nesërmen e orës 5:30 rruga do të jetë e lirë për automjetete. Më tutje puna do të fillojë me segmentin Sukth Maminas, ku do të ketë një devijim të rrugës për automjetet.

NJOFTIMI I ARRSH

ARRSH njofton se perfundoi perpara afatit te njoftuar nderhyrja ne segmentin Mbikalimi i Shkozetit – Sukth. Aktualisht, prej ores 16:00, i gjithe aksi Tirane-Durres dhe Durres-Tirane eshte i hapur per qarkullimin e mjeteve. Diten e neserme, ora 05:30 do te vazhdoje puna me nderhyrjen ne segmentin Sukth – Maminas dhe do devijohet trafiku ne rrugen dytesore. Ne varesi te kushteve atmosferike, parashikohet qe ky segment te perfundoje ne oren 24:00 te dites se neserme.