Java e parë e fazës së tretë, skaneri nxjerr “offsajt” arbitrin në Fier

644
Ndeshja e javës së parë të fazës së tretë në Grupin B, zona Play-off, Apolonia-Bylis 0-1, ka qenë më e kontestuara e kësaj jave në Kategorinë e Parë. Jo vetëm për “ashpërsinë” që kanë këto dy skuadra në historinë e tyre, por edhe për faktin se disa episode të lojës, nxjerrin të gabuar arbitrin lezhjan Edvin Hoxha. Treshja lezhjane që e gjykoi atë takim është konstatuar nga fierakët kryesisht në dy raste: Në rastin e parë Dimo i Apolonisë gjendet në aksion mbi vijën ballore të zonës së rreptësisë së Bylisit, aty mbrojtësi Bella e preku topin me dorë, por për arbitrin nuk kishte asnjë sinjal dhe karton për të. Rasti i dytë i kontestuar nga Apolonia ishte momenti i dhënies së penalltisë në favor të Bylisit, ndërkohë që trajneri Ndriçim Kashami, dje ka deklaruar se nuk është e ndershme të humbasësh në të tilla situata. “Apolonia është vendosur të luajë ndershëm dhe tej çdo kulise, por nëse vazhdon me këtë mënyrë të gjykimit si në ndeshjen me Bylisin, është më mirë që të mos dalim fare në fushë”. Në javën e dytë të fazës së tretë, Apolonia e ka pushim, ndërkohë që Tirana e Bylisi që kryesojnë Grupin B, luajnë ndeshje në fushat e tyre, me Tomorin e Pogradecin.
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Kastrioti-Dinamo 15:00
Egnatia-Besëlidhja 15:00
Erzeni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 19 23
2. Erzeni 19 16 
3. Egnatia 19 15 
4. Besëlidhja 19 13 
5. Dinamo 18 12 

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java e 20-të 
Datë 17 mars 2018
Besa-Burreli 15:00
Korabi-Vllaznia B 15:00
Tërbuni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 19 14
2. Burreli 19 13 
3. Korabi 19 12 
4. Vllaznia B 18 10 
5. Tërbuni 19 10 
Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Bylis-Pogradeci 15:00
Tirana-Tomori 15:00
Apolonia pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 19 26
2. Bylis 19 24 
3. Apolonia 19 16 
4. Pogradeci 19 14 
5. Tomori 18 13 

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Shënkolli-Shkumbini 15:00
Iliria-Naftëtari 15:00
Turbina pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 19 15
2. Iliria 19 13 
3. Shkumbini 19 11 
4. Turbina 19 8 
5. Naftëtari 18 4 
Sigal