Sigal

Luka Modric thyu hegjemoninë e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në 10 vitet e fundit sa i takon “Topit të Artë”, trofe që portugezi dhe argjentinasi e ndanë vit pas viti mes tyre edhe pse ka patur lojtarë të tjerë që e kanë merituar të nderohen me atë çmim.

I këtij mendimi është edhe Luka Modric, i cili pasi mori trofeun tha: “Këta të dy (Messi dhe Ronaldo) kanë luajtur në nivel tepër të lartë në disa vit. Por, në të kaluar janë disa lojtarë që mund ta kishin fituar ‘Topin e Artë’, si Xavi e Iniesta apo Sneider, por nuk ndodhi. Tani njerëzit dëshiron diçka ndryshe dhe mendoj se ky ishte triumfi i futbollit sonte. Jam i lumtur që unë jam fituesi, por ky çmim është për të gjithë ata lojtarë që merituan ta fitojnë por nuk ia dolën”, tha kroati për trofeun individual që fitoi dhe ata që nuk arritën ta marrin.

Ndër të tjera ai foli edhe për sezonin që kaloi, për votat e gazetarëve dhe triumfin me Real Madrid, por nuk harroi të prekë edhe krizën që po kalon tani klubi spanjoll, shkruan SP.

“Ka qenë një vit shumë special për mua. Finalja e Champions League, fitimi i trofeut për herë të tretë radhazi, të luaja finalen e Botërorit si kapiten i Kroacisë, të fitoja disa trofe individual dhe ta përfundosh me këtë (Topin e Artë), është e vështirë të zgjedhës një, të gjitha këto momente për mua janë të rëndësishme dhe nuk dua të sonte por thjesht dua ta shijoj.

Më pëlqeu fakti që pavarësisht se Real Madrid nuk po kalon një moment të mirë, ata që votuan nuk u ndikuan në gjykimin e tyre. Ne nuk e filluam mirë sezonin. Kjo është normale për disa lojtarë dhe për mua sepse erdha vonë nga Kupa Botës, nuk bëra fazë përgatitore, duhet kohë për t’u rikthyer në nivelin më të mirë. Jam i sigurt që do jemi Real Madridi që të gjithë duan ta shohin dhe që i tremben të gjithë. Ky është futbolli, nuk kalon për një natë por ne po përmirësohemi dhe po marrim rezultate të mira, dhe tani po e rrisim lojë tonë”, përfundoi mesfushori i Real Madrid.