Interi në krizë të thëllë, fiton Strakosha, barazon Berisha

498
Interi është pranë një rekordi negativ historik. Skuadra e Piolit rregjistroi një tjetër disfatë dhe nuk e prek fitoren prej 7 takimesh. Kësaj here ishte Genova që i morri tre pikët “zikaltërve”. Eder iu afrua golit në fillim, por Lamanna e dërgoi në këndore. Mjaft i saktë u tregua portieri i Genovas edhe në një tentativë të mëvonshme të Candrevës e cila morri edhe një devijim. Në pjesën e dytë Ivan Perisic pati një mundësi mjaft të mirë, por i vetëm me Lamannën u ndal nga gardiani 27 vjeçar. Ndërkohë “kuqeblutë” kaluan në epërsi në tentativën e parë me ish-zikaltrin Goran Pandev. Një raketë tokë-ajër e Velsosos u stampua në travserë, nga topi i tkhyer përfitoi në maksimum sulmuesi maqedonas. Pandev pati shansin të realizonte sërish. Kësaj rradhe 33 vjeçari gaboi plotësisht shënjestër. 4 minuta nga fundi Interit iu parashtrua mundësia e artë për të barazuar. Tentativa e Perisic u përplas në dorën e Burdisos me gjyqtarin që akordi 11 metërsh. Në mungesë të Icardit që ishte zëvendësuar përgjegjësinë e morri Candreva dhe gaboi, i mrekullueshëm në këtë rast u shfaq portieri Eugenio Lammana. Disfata e 5-të në 6 ndeshjet e fundit për Interin, ndërsa Genova falë 3 pikëve mund të marrë më shumë frymë.

“Goleadë” e Lazios në takimin kundër Sampdorias. “Bardhekaltrit” me Strakoshën në portë mposhtën 7-3 Sampdorian. Golin e avantazhit e realizoi Keita që nuk mëshiroi askënd i vetëm me Puggionin. Më pas situata u ndërlikua për xhenovezët kur Skriniar ndali brënda zonës Keitan, penallti dhe karton i kuq për sllovakun. Immobile nga pika e bardhë dyfishoi. Sampdoria u zgjua për një moment dhe Linetty mposhti Strakoshën. Megjithatë vetëm kaq, pasi Wesley Hoedt e dërgoi në 3-1 rezultatin. Lazio fitoi një tjetër penallti për një faull ndaj Lulic. Felipe Anderson nga 11 metra distancë u tregua 100 % i saktë. Në fundin e pjesës së parë “valserit” të golave iu bashkua edhe holandezi Stefan De Vrij me një të djathtë të mirë-llogaritur. Golat nuk u ndalën as në hapësirën e dytë me Lulic që me kokë shënoi të 6-in për kryeqytetasit. Nuk mungoi as dygolëshi personal i Ciro Immobiles. Sulmuesi italian gjeti rrugën e rrjetës pas një kombinimi me Keitan. Sampdoria i ngushtoi përmasat e katastrofës, me Quagliarelën që shënoi i vetëm me Strakoshën. 34 vjeçari napoletan realizoi edhe golin e fundit dhe të 10-in e kësaj ndeshjeje duke dërguar në rrjetë një 11 metërsh. 7-3 rezultati final.

Atalanta e Berishës u frenua në transfertën e “Dacia Stadium” përballë Udineses. Portieri kuqezi u thirr shpejt në detyrë kur devijoi goditjen e Duvan Zapatës. Më pas gardiani i kombëtares shqiptare nuk u befasua nga një këndore e De Paul. Në anën tjetër Gomez iu afrua golit, gjuajtja e argjentinasit u devijua nga Karnezis, portieri grek ngadalësoi edhe tentativës pasardhëse të Petagnës, e më tej largoi Adnan. Ndërkaq Berisha u shfaq edhe një herë i gatshëm duke frenuar gjuajtjen e Balic. Ndërkohë Atalanta kaloi përpara me Bryan Cristanten. Mesfushori dërgoi me kokë në rrjetë një top të ardhur nga këndorja e Gomez. Në segmentin e dytë Udinese riktheu ekuilibrat me autor Pericën. Berisha devijoi mjaft mirë tentativën e parë të kroatit, por për fatin e keq të portierit topi pëfundoi sërish tek 21 vjeçari që e depozitoi në rrjetë. Udinese iu afrua golit të epërsisë, por shtylla shpëtoi gardianin e përfaqësueses shqiptare dhe Atalantën. Përfundoi në baraspeshë kjo sfidë me zikatërit e Gasperinit që janë gjithnjë e më pranë ëndrrës Europë.
Sigal