Incidentet në Serbi–Shqipëri në Apel Komisioni pas 2 orëve jep vendimin

378
Sigal

Komisioni i Apelit në Organin më të Lartë të Futbollit në Evropë, UEFA është tërhequr për të marrë një vendim në lidhje me pretendimet e dy ekipeve për incidentet që u regjistruan më datë 14 Tetor në ndeshjen Serbi – Shqipëri në Beograd.

Apeli prej orës 10:00 të paradites së sotme është njohur me pretendimet e dy palëve Shqipërisë dhe Serbisë, përsa i përket kundërshtimeve që kanë për vendimin e Disiplinës dhe pas 2 orëve pritet që të dalë në vendimi. Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të Federatës Shqiptarë të Futbollit.

Për të ndjekur cështjen nga afër drejt Zvicrës ka udhëtuar edhe Presidenti Duka, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga tre studio ligjore, teksa nga FSHF janë avokatët Hajdari dhe Hicka.