Ilir Lame: Ky Kampionat ka dy ekstreme në renditje, këtu mbetet “Thembra e Akilit” për vazhdimësinë

763
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Partizanit dhe i Kombëtares, ja si i skanon ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore
Si do t’i përshkruani ndeshjet e javës së 22-të të Superiores?
Mendoj se ndeshja në Kukës ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, edhe pse nga pjesa e parë në të dytën, të dyja patën ndryshime në lojën e tyre. Barazimi ju përgjigj nivelit të kësaj loje, ndërsa për ndeshjet e tjera, them se rezultatet ishin sa të pritshëm, aq edhe të befasishëm.

Cilat rezultate dolën sipas pritshmërive dhe cilin ju e quani si të befasishëm?
Fitorja e Partizanit me Lushnjen ishte e pritshme, ndonëse në rezultat nuk mendohej aq i thellë (6-0). Edhe fitoren e Laçit e prisnim, ndërsa fitoren e Teutës me Kamzën dhe mbrëmë atë të Luftëtarit ndaj Flamurtarit, i quaj surprizat e javës, për vetë pozicionin që mbajnë këto skuadra në renditje. Gjithsesi, të dyja ishte fitore të merituara.

Kjo fitore e durrsakëve, e bën më të fortë luftën për mbijetesë me Vllazninë?
Me këtë fitore, Teuta e hapi luftën për mbijetesë me Vllazninë, por duke parë kalendarin, që në javën e 23-të, shkalla e vështirësisë së tyre bëhet edhe më e madhe. Vllaznia pret Flamurtarin dhe Teuta pret Partizanin, të dyja skuadra që synojnë Evropën në tabelën e renditjes.

Me fitoren e thellë 6-0 që arriti me Lushnjen, e mendoni Partizanin pranë zonës së Evropës në tabelën e renditjes?
Ky kampionat ka një të veçantë, nga e cila do të përfitojnë disa skuadra. Fjala është për një dënim të mundshëm të Skënderbeut për të mos luajtur në Evropë, e këtu do të përfitojnë Partizani apo Laçi. Humbja e Flamurtarit dje e bën edhe më të afërt Partizanin në këtë zonë, ndërsa Kukësin unë e mendoj në Evropë.

Ndeshjet e kësaj jave të 22-të u zhvilluan në kushte e motit me borë e reshje, sa kanë ndikuar kushte atmosferike në këto rezultate?
Duke qenë mot i njëjtë për çdo skuadër, mendoj se secila prej tyre ka marrë atë që ka dhënë në fushën e lojës. Në kohën tonë kemi luajtur në kushte edhe më të vështira se këto aktuale, ndaj them se, nuk u ndikuan nga bora apo nga reshjet e shiut.

Po te arbitrimet, kishte ndikim moti në performancën e tyre?
Absolutisht jo. Kjo ka qenë java që nuk ka pasur kontestime për arbitrimet, ndaj mund ta quajmë edhe si një javë të mirë. Tashmë gjykimet e arbitrave kanë hyrë në ritmin e skuadrave, ndaj mendoj se në javët në vazhdim do të ketë përmirësim në nivelin e gjykimit.

Si e mendoni vazhdimësinë e skuadrave në renditje, deri në mbylljen e Kampionatit?
Nëse do të vazhdojnë skuadrat me këtë ritëm, dhe me këtë nivel loje, ndryshime do të kemi si në kreun e renditjes, ashtu edhe në fundin e saj. Është një renditje interesante, sepse Partizani do të luftojë të hyjë në zonën e Evropës, dhe Vllaznia me Teutën do të luajnë për mbijetesën.

E enjte 1 mars 2018, ora 17:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës
FLAMURTARI-LUFTËTARI 0-1
Shënues: Shkurtaj 54’
Flamurtari: Nurkoviç (Qirko 61’), Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Veliu, Useini (Kamara 68’), Sidibe, Zuka, Ardit Hoxhaj (Hyseni 75’), Nedeljkoviç, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
Luftëtari: Ruçi, Xhekson, Beqiri, Jakovljeviç, Liçaj, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika
Kartonë të verdhë: Useini, Sidibe 
Arbitër: Enea Jorgji (Elbasan)
MINUTA E GOLIT
54’ GOL 0-1 Luftëtari kalon në avantazh me anë të Shkurtaj. Ka qenë një aksion shumë i bukur i futbollistëve gjirokastritë, dhe pasi topi kalo në gjysmëfushën e Flamurtarit, Abazaj pasoi saktë në zonë për Shkurtaj, dhe ky me të djathtën e kalon topin në krahun e majtë të portierit Nurkoviç, i cili nuk reagoi, përveçse e shoqëroi topin kur pushoi në rrjetën e portës së tij.
Në minutën e 54-ët kur Shkurtaj shënoi golin e avantazhit për Luftëtarin, por ai nuk festoi. Duke qenë vlonjat në origjinë, ai u mjaftua vetëm me përqafimet që i dhanë lojtarët e tjerë të skuadrës, edhe pse nga publiku vendas u përshëndet

Rezultatet-Java e 22-të
Të mërkurën, 28.02.2018 
Kukësi-Skënderbeu 2-2
Shënues: Kale 20’, 
Shkodra 45’/ Soue 62’, 69’
Kamza-Teuta 1-2
Shënues: Raçiç 90’+2 / 
Beqja 15’, Latif 78’
Laçi-Vllaznia 1-0
Shënues: Uzuni 44’
Partizani-Lushnja 6-0
Shënues: Bardhi 29’, 36’, 
Blica 45+2’, Progni 57’, 
Lukas 62’
Të enjten, 01.03.2018 
Flamurtari-Luftëtari 0-1
Shënues: Shkurtaj 54’

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 22 50
2. Kukësi 22 38
3. Flamurtari 22 36
4. Laçi 22 33
5. Kamza 22 32
7. Partizani 22 31 
6. Luftëtari 22 31
8. Vllaznia 22 22
9. Teuta 22 21
10. Lushnja 22 10

Ndeshjet-Java e 23-të
Të dielën, 4 mars 2018 
Lushnja-Kukësi 14:00 
Skënderbeu-Laçi 14:00 
Teuta-Partizani 17:00 
Të hënën, 5 mars 2018 
Luftëtari-Kamza 14:00 
Vllaznia-Flamurtari 17:00
15 gola
Ky ishte numri i golave të shënuar në gjashtë ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore 2017-2018, 3 gola për ndeshje
2 fitore
Në pesë ndeshjet e javës së 22-të u arritën dy fitore në transfertë, Teuta fitoi 2-1 në Kamzë, Luftëtari fitoi 1-0 në Vlorë
Sigal