Horror, garuesja adoleshente ‘fluturon’ në ajër gjatë garës së F3

533
Sigal

Një shofere adoleshente ka thyer shtyllën kurrioze pas një përplasje horror në një garë në Formula 3.

Gjermanja Sophia Flörsch po garonte në Grand Prix të Macau, kur makina e saj, që po e ecte me 276 km/h, ‘fluturoi’ në ajër dhe u përplas në një seksion mediatik në një nga qoshet e pistës.

Shikuesit u tmerruan nga përplasja e rëndë, që shtyu garën për më shumë se një orë dhe 5 pesë të plagosur, që përfunduan në spital.

Megjithëse organizatorët konfirmuan se Floersch ishte e vetëdijshme, ajo pësoi një thyerje të shtyllës kurrizore dhe po qëndron në spital.

17-vjeçarja në një postim në Twitter u shpreh se ishte mirë dhe se do ti nënshtrohet të hënën në mëngjes një operacioni.