Haxhia: “Tre klube të Serisë A pas Sadikut”

627
Sigal

Agjenti i sulmuesit të Luganos dhe Kombëtares flet për të ardhmen e tij

 E ardhmja e Armando Sadikut, sulmuesit shqiptar të Luganos, po shndërrohet në një “telenovelë”. Sipas agjentit të futbollistit të Kombëtares, Sokol Haxhia, për Sadikun interesohen dy apo tre klube italiane të Serisë A. 22-vjeçari Sadiku bëri një sezon shumë të mirë në Zvicër ku shënoi 20 gola me bluzën e Luganos në “Challenge League” (kategoria e dytë) dhe prej kohësh ndiqet nga shumë klube të Serisë A. Haxhia dha këtë intervistë për faqen e specializuar “Tuttomercatoëeb.com”.

 – Zoti Haxhia, cila është situata në lidhje me Sadikun?

– Presidenti i Luganos ka zbuluar se ka një marrëveshje me një klub italian prej një muaji, por është e natyrshme që ai do të provojë të nxjerrë sa më shumë parë në maksimumin e mundshëm. Gjithsesi, nuk kam akoma kontakte direkt me këto klube, edhe pse të gjetja e një marrëveshje nuk do të ishte problem.

– Megjithatë, Sadiku nuk pëlqehet vetëm në Itali…

– Absolutisht, jo. Disa kohë më parë arriti një ofertë nga San Paolo, klubi brazilian provoi ta merrte djaloshin në formë huazimi me të drejtën e blerjes. Nga ana tjetër, janë klube zvicerane si Cyrihu dhe Lucerna, që po e ndjekin me vëmendje, ndërkohë që nga ana tjetër pëlqehet edhe në Gjermani.

– A është prioritare Serie A?

– Gjithçka varet nga projektet e klubeve italiane të gatshme për të marrë Sadikun, që i pëlqente edhe Murat Jakinit (trajnerit aktual të Bazelit), kur trajneri ishte në drejtimin e Lucernit. Për mommentin të gjitha pistat janë në “stand-by”, e vetmja siguri është që Sadiku do të lëvizë nga klubi i tij aktual. Transferimi në Itali është i mundshëm, edhe se klubet dëshirojnë të bëjnë shumë vlerësime përpara se të marrin një lojtar jokomunitar.

  Lila e Francës interesohet për Ujkanin

 Rritet konkurrenca mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e Samir Ujkanit. Pas interesimit zyrtar të Udinezes, që sheh te portieri 25-vjecar zëvendësuesin ideal të Zeljko Bërkiç, i cili do të mungojë deri në Janar për shkak të një dëmtimi në shpatull, del në skenë Lila. Skuadra franceze, sipas mediave italiane ka nisur kontaktet me Palermon, që ka në pronësi kartonin e portierit shqiptar. Ujkani nuk ka lauajtur asnjë minutë lojë në gjashtë muajt e fundit, qysh kur u transferua nga Palermo tek Kievo. Pas përfundimit të huazimit, tani portieri kosovar është i lirë dhe nuk ka asnjë pengesë të që të gjejë një destinacion të ri.

  Berisha drejt Italisë?

 Sipas portalit sportiv italian “Calciomercato.it”, Lacio e drejtorit sportiv Igli Tare është duke u interesuar për të blerë mesfushorin kosovar të austriakëve të Red Bull Salzburg dhe kombëtares së Norvegjisë, Valon Berisha. Bëhet fjalë për një transferim që mund të kapë shumën e pesë milionë eurove.

    Dy pamjet e futbollit shqiptar në Europë

 Tre klubet shqiptare që marrin pjesë në Ligën e Europës dhuruan rezultate të ndryshme: Teuta fitoi 3-1 me Dacian Kishinaun në Durrës, Kukësi barazoi 1-1 me Flora Talinin në Estoni dhe Laçi humbi 1-0 me luksemburgasit e Diferdanzhit në Korçë. Nëse do të bënim një projeksion, në lidhje me mundësinë e kalimit të turit të parë eliminator, më shumë se 50% të mundshme e kanë Teuta dhe Kukësi, ndërkohë që Laçi duket se është shumë i rrezikuar. Humbja e Laçit, fituesit të Kupës së Shqipërisë nga një ekip modest si Diferdanzhi, tregoi edhe një herë realitetin e hidhur të futbollit shqiptar.

 TEUTA

Teuta dhuroi spektakël duke mundur 3-1 Daçia Kishinaun në “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Europës, e duke hedhur një hap jo të vogël për kualifikim në turin e dytë. Xhafaj, Dosti dhe Mancaku ishin autorët e golave për ekipin e Gugash Maganit. Durrsakët do të udhëtojnë drejt Moldavisë pas një jave më të qetë dhe me avantazhin e dy golave. Ndeshje e kthimit do të jetë në Kishinau, më 11 korrik. Sa për kujtesë, Daçia ka eliminuar Partizanin në sezonin 2003-2004 të Kupës Intertoto.

 KUKËSI

Ndeshja e parë në Europë. Suksesi i parë. Goli i parë. Ishte një mbrëmje historike ajo e Kukësit në kryeqytetin e Estonisë, Talin, në atë barazim bindës 1-1 ndaj Flora Talinit vendas, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës e që u jep shumë shpresë kuksianëve për një kualifikim. Një ndeshje shume luftuar nga djemtë e Armando Cungut, duke filluar nga portieri Argent Halilaj e deri te goleadori Gerhard Progni, që barazoi atë të shnuar nga Post në pjesën e parë. Goli në fushën kundërshtare dhe dalja i pathyer i ka shtuar shumë shanset e kuksianëve për të kaluar në turin e dytë.

 LAÇI

Historia e Laçit në Europë vazhdon të ketë njolla turpi. Nëse para dy sezonesh humbi thellësisht 7-1 nga bjellorusë e Dnjepri Mogilevit, kurbinasit dje u mundën në Korçë nga amatorët e Diferdanzhit: 0-1, dhe me shpresa të reduktuara për kualifikim. Edhe pse kur u hodh shorti u duk se Laçi ishte ekipi më me fat, nuk rezultoi aspak ashtu. “Letra e fatit” u shndërrua në një sarkazëm të hidhur për laçjanët e Stavri Nicës, me këtë të fundit që dha dorëheqjen. “Nuk do të jem më pjesë e këtij ekipi, duke mos shkuar në ndeshjen e kthimit në Luksemburg”, tha Nica. Para dy sezonesh humbi thellësisht 7-1 nga bjellorusë e Dnjepri Mogilevit. Kjo ndeshje përfundoi në analizat e UEFA-s, si tepër e mundshme e trukuar.

LIGA E EUROPËS

 

NDESHJET E PARA

4 korrik 2013

Flora Talin–Kukësi   1-1

Laçi-Diferdanzh      0-1

Teuta-Daçia Kishinau 3-1

NDESHJET E KTHIMIT

11 KORRIK 2013

Kukësi-Flora Talin

Diferdanzh-Laçi

Daçia Kishinau-Teuta

Agron Çela largohet si president i Vllaznisë

 Agron Çela nuk do të jetë më presidenti i klubit të futbollit të Vllaznisë, pas fitimit të mandatit të deputetit në zgjedhjet e 23 qershorit, si kandidati i LSI-së. Çela sqaroi për mediat sportive se, një vendim të tillë e mori pas një takimi të realizuar në Bashkinë e Shkodrës me kryebashkiakun Lorenc Luka. “Me gjithë dëshirën e madhe për të vazhduar të kontribuoj për futbollin shkodran, specialistët juridikë konfirmuan se në cilësinë e deputetit, ligji që bën fjalë për konfliktin e interesit, nuk ma lejon që të vazhdoj të mbaj më këtë post”, theksoi Çela. Në të tilla kushte, që prej ditës së djeshme, kontrata trevjeçare që Çela kishte lidhur me Vllazninë për të mbajtur postin e presidenti, shfuqizohet. Mësohet se klubin verior do ta marrë përsipër institucioni vendor bashkiak deri në gjetjen e një presidenti të ri. Klubi shkodran po përjeton prej kohësh një moment pasigurie financiare.

Krasniqi dhe Rrahmani firmosin me Partizanin

 Partizani vazhdon të jetë klubi më aktiv në merkato. Sipas zëdhënësit Olsi Ranxhi, me 15 herë kampionët e Shqipërisë.

Gëzim Krasniqi, ish-mbrojtësi i Besës dhe Amir Rrahmani

kanë firmosur dje kontrata 2-vjecare me Partizanin.

Afrimet e kuqe

Labinot Brahimi – mbrojtës, Kosovë

Ertan Demiri – mbrojtës, Shkup

Alban Hoxha – portier Tiranë

Besnik Krasniqi – mbrojtës, Kosovë

Behar Maliqi – mesfushor, Kosovë

Mevlan Murati – mbrojtës, Tetovë

Malo, Julian Sulmues 1985 –

Elvis Prençi – mbrojtës, Peshkopi

Miqësoret me Moldavinë

Trajneri Strakosha: “Spikatën mjaft lojtarë”

 Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Foto Strakosha i fitoi të dyja ndeshjet miqësore me Moldavinë, të zhvilluar në Lushnjë dhe në Kavajë. Nëse takimi i parë në “Roza Haxhiu” (i zhvilluar të shtunën) përfundoi me fitoren 3-0, ai i në stadiumin “Besa”, i zhvilluar të enjten rezultoi sërish me sukses: 1-0. Sipas drejtuesve të FSHF-së, kjo është një periudhe prove dhe testimi për lojtaret e brezit të vitit 1995, i cili na bën optimistë për te ardhmen. “Grupi ende nuk është përcaktuar plotësisht, – tha trajneri Strakosha,- por këto ndeshje na ndihmuan mjaft në qartësimin e ideve dhe vlerësimin e elementeve që ka ky grup”.

Kjo bazohet në përzgjedhjen e një numri jo të vogël elementesh dhe në cilësinë e lojës e cila doli në pah në dy ndeshje radhazi. Veçanërisht cilësore ishte pjesa e parë e ndeshjes së ditës së shtunë, ne qytetin e Lushnjës. Gjithsesi, ky ishte një test më së pozitiv në të gjitha drejtimet.