Franci Aleksi, “Pronari” i rekordeve kombëtare: Synoj Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

1219
E kishte menduar Franci Aleksi thyerjen e tre rekordeve Kombëtare në këtë veprimtari?
Që kur kam nisur garimin e deri më sot, në çdo garë, unë kam hyrë për rekorde. Edhe këto tre rekorde kombëtare që theva në këtë Kupë (“Pavarësia”), erdhën pas një stërvitjeje me shumë pasion, për një objektiv të madh: Rekordin Kombëtar.

Cili është synimi juaj me këto rekorde që po thyeni garë pas gare?
Së pari, të çoj në vend mundin dhe djersën time në stërvitje, mundin e trajnerit tim, njëherësh edhe përkushtimin e prindërve të mi. Më pas, unë synoj që nëpërmjet këtyre rezultateve të marr një Bursë Studimi për në Amerikë, ku edhe do të stërvitem intensivisht.

Në Kampionatin Evropian në Danimarkë thyet Rekordin Kombëtar në garën 1500 m stil i lirë, ishin mundësitë për më shumë në atë event?
Po, pikërisht në garën 1500 m stil i lirë ky theva rekordin tonë kombëtar, kisha mundësi për një kohë më të mirë. Por, gjatë garës ndjeva një shqetësim, i cili nuk më dha mundësi për më shumë. Ishte diçka që nuk e kisha menduar, por unë arrita kohën rekord 16.11.03, rekordi mëparshëm ishte 16.23.30.

Dhe pas Evropianit, ju patët shtysë për të tjera rekorde kombëtare?
Pse të mos them PO! Kampionati Evropian mendoj se ka qenë një shtysë e vërtetë për tre rekordet që theva në garat e Kupës “Perspektiva”. E veçantë për këtë veprimtari, për mua do të mbetet thyerja e rekordit kombëtar në garën 200 m flutur

Për Kupën “Pavarësia”, çfarë mendimi keni në tërësi?
Kjo është një veprimtari shumë e domosdoshme për të gjithë ne notarët, sepse na mban në tonusin e rezultateve. Kishte pjesëmarrje të madhe këtë herë, por kishte edhe notarë me emër që mungonin, por gjithsesi, të gjitha garat ishin të bukura.

Kujt ja dedikoni këto suksese që keni arritur gjatë vitit 2017?
Unë së pari do të falënderoja familjen time, e cila më mbështet në të gjitha drejtimet, dhe ata i quaj pjesë të suksesit tim. Natyrisht që, këto rezultate kanë dedikim edhe për trajnerët Eduard Cane dhe Andi Mara, të cilët më kanë orientuar drejt këtyre rekordeve.

Me Kupën “Perspektiva”, noti i mbylli veprimtaritë zyrtare për vitin 2017, ju ndjeheni i realizuar?
Jo plotësisht, sepse këtë vit kisha mendimin që do të thyeja më shumë rekorde kombëtare. Me stërvitjen që kam bërë, ndjehesha shumë afër përmirësimit të disa kohëve në garat që unë marr pjesë.

Cilat janë synimet tuaja, për vitin 2018 e në vazhdim?
Do ta rrit intensitetin në stërvitje, që të jem prezent në çdo garë zyrtare të vitit 2018, madje edhe me rezultate më të larta. Për vazhdimësinë, unë synoj që të marr pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, ky është një synim që do të më angazhojë më shumë.
Do ta rrit intensitetin në stërvitje, që të jem prezent në çdo garë zyrtare të vitit 2018, madje edhe me rezultate më të larta. Për vazhdimësinë, synoj që të marr pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, ky është një synim që do të më angazhojë më shumë.
REKORDET E FRANC ALEKSIT
Gara e 800 m stil i lirë
Koha 8.29.19 Ishte 8.32.17
Gara e 200 m flutur
Koha 2.09.87 Ishte 2.11.43
Gara e 400 m stil i lirë
Koha 4.06.69 Ishte 4.07.24
FITUESIT E GARAVE
Dita e parë/ 23 dhjetor 2017 
200 m stil i lirë 
M-Bianti Papinova/ Studenti 2.09.78
F-Sonja Kapedani/ Stela 2.20.25
50 m stil shpinë 
M-Mishel Xhaferri/ Stela 29.75
F-Miralba Sula/ ALB 32.44
200 m stil delfin 
M-Franci Aleksi/Studenti 2.09.87RK
F-Aries Rama/ Stela 2.59.53
50 m stil bretkosë 
M-Gabriel Brushtulli/ ALB 29.97
F-Telma Hashorva/ Stela 37.81
400 m miks 
M-Paolo Priska/ Studenti 5.10.35
F-Miralba Sula/ ALB 5.24.80
1500 m stil i lirë 
M-Paolo Priska/ Studenti 18.46.65

F-Sara Dande/ Stela 20.25.97
100 m stil i lirë 
M-Deni Baholli/ Stela 52.84
F-Sonja Kapedani/ Stela 1.04.97
100 m stil shpinë 
M-Ergi Veli/ ALB 1.03.93
F-Ledia Allaraj/ Partizani 1.13.53
50 m stil flutur
M-Flavio Mataçhiera/ ALB 27.39
F-Miralba Sula/ ALB 31.44
200 m stil bretkosë 
M-Gabriel Brushtulli/ ALB 2.20.37
F-Telma Hashorva/ Stela 3.11.86
200 m miks 
M-Ergi Veli/ Stela 2.15.57
F-Miralba Sula/ ALB 2.33.49
800 m stil i lirë 
M-Franci Aleksi/ Studenti 8.29.19RK
F-Sara Dande/ Stela 10.03.43

Dita e dytë/ 24 dhjetor 2017 
100 m miks 
M-Ergi Veli/ Stela 1.02.78
F-Ledia Allaraj/ Partizani 1.15.19
400 m stil i lirë 
M-Franci Aleksi/ Studenti 4.06.69RK
F-Miralba Sula/ ALB 4.42.44
100 m stil bretkosë 
M-Deni Baholli/ Stela 1.05.18RK
F-Intes Mema/ T.D.S 1.25.58 
100 m stil delfin 
M-Flavio Mataçhiera/ ALB 1.59.28
50 m stil i lirë 
M-Deni Baholli/ Stela 24.56
F-Miralba Sula/ ALB 29.15
200 m stil shpinë 
M-Frenki Vogli/ Stela 2.22.37
F-Jona Thomai/ Stela 2.43.47
Sigal