Fotolajm/ Autobusi i Kombëtares në Francë

506
Gjithçka gati për Europianin, madje edhe autobusi i kombëtares. Nëse De Biasi dhe lojtarët duhet akoma të punojnë për të mos përsëritur gabimet e ndeshjes ndaj Ukrainës, jashtë fushës gjërat duken se janë në drejtimin e duhur. Tashmë kanë dalë fotot e para ku shihet autobusi me të cilin kuqezinjtë do të udhëtojnë nga njëri stadium në tjetrin, apo nga rezidenca deri në qendrën stërvitore. Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, në autobus dallohet qartë slogani “O sa mirë me qenë shqiptar”, slogan i cili doli fitues në sondazhin e UEFA-s, për të cilën tifozët shqiptarë votuan para disa muajsh.
Sigal