FOTO/ Mourinho bie në kurth, përfundon duke firmosur fanellën e Conte-s

96
Javët e fundit marrëdhëniet mes Mourinho-s dhe Antonio Conte-s kanë prekur fundin pasi trajnerët nuk i kanë kursyer fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Për të thyer akullin mes tyre ka menduar programi televiziv italian ‘Le Nene’ i cili falë një rrengu ka detyruar portugezin e Manchester United të bëjë një veprim që në kushte të tjera as që do e mendonte.
Gazetarët italiane kishin përgatitur një bluzë të Manchester United me numrin 1 dhe kur Mourinho iu afrua hotelit i kërkuan që ta firmoste. Portugezi sigurisht që nuk refuzoi por ajo që nuk dinte ishte se në fanellë emri i shkruar ishte i Antonio Conte-s.

‘Special 1’ sigurisht që e ka kaluar me të qeshura këtë moment por tani mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje do të zbusë sadopak marrëdhëniet mes dy teknikëve të ‘Premier League’.