5 pikë i duheshin për t’u shpallur zyrtarisht kampion bote në Formula 1, por Lewis Hamilton mori 12 pikë në Çmimin e Madh të Meksikës pasi e përfundoi garën në vendin e 4-t për të kurorëzuar për herë të 5-të në karrierë dhe për të dytin vit radhazi kampion bote në Formula 1. Piloti anglez menaxhoi siç duhet avantazhin prej 70 pikësh  që kishte ndaj rivalit të tij Vettel  përpara garës së tretë nga fundi i këtij sezoni duke fituar edhe matematikisht titullin botëror në Meksikë. Tashmë Hamilton do të shkojë thjeshtë për shëtitje në garat e fundit të Botërorit të Formula 1 që do të zhvillohen në Brazil e Abu Dhabi.

Në fund të garës së Meksikës festa ishte e gjitha për Lewis Hamilton që tashmë ka si objektiv arritjen e legjendës Michael Schumacher në kuotën e 6 pikëve. Në Meksikë triumfoi piloti i talentuar i Red Bullit Max Verstappen i cili e dominoi nga fillimi në fund garën duke regjistruar suksesin e dytë sezonal, ndërkohë që në podium falë strategjisë së mirë të Ferrarit u ngjitën edhe Vettel e Raikkonen. Vetëm i 5-ti Valteri Bottas ndërkohë që e përfundoi përpara kohe garën piloti tjetër i Red Bullit Daniel Ricciardo i cili doli jashtë piste. Mbetet ende e hapur gara për titullin e konstruktorëve me Mercedesin që kryeson bindshëm.