FLAMURTARI SHKARKON TRAJNERIN MUÇA

550
Sigal

Flamurtari shkarkoi dje trajnerin Shkëlqim Muça, menjëherë pas barazimit 1-1 me Bylisin, në Berat, në javën e parë të Kategorisë Superiore. Edhe pse klubi vlonjat bëri shpenzime të jashtëzakonshme në merkaton verore, lojtarët zhgënjyen në takimin kundër ballshiotëve. Muça mbërriti në Vlorë në mesin e sezonit të kaluar, kur ai zëvendësoi Edmond Lutajn. Flamurtari nuk shkëlqeu as në Ligën e Europës, ku eliminua me dy humbje nga Honvedi i Budapestit.