Fitorja ndaj Fiorentinës, ja rekordet që “thyejnë” Juventusi e Cristiano Ronaldo

607
Sigal

Juventusi i këtij sezoni është për rekord. Bardhezinjtë regjistruan fitoren e 13-të ndaj Fiorentinës, duke qënë kështu në kreu të Seria A me 40 pikë.

Një ecuri që është më e mira nga një klub i Seria A, duke thyer kështu rekordin e vitit 1994, ku skuadra bardhezi numëron 3 pikë më pak në po aq takime. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, “Zonja e Vjetër” do ta përfundojë sezonin në kuotën e 108 pikëve, +6 nga rekordi i vendosur nga Juventusi i Antonio Conte në sezonin 2013-2014. Por jo vetëm kaq.

Me golin e shënuar ndaj “Vjolëve” Cristiano Ronaldo është në rrugë të mbarë për tu shpallur golashënuesi më i mirë i bardhezinjve, brenda pak javësh. Luzitani, i cili u transferua në “Juventus Stadium” nga Reali i Madrid për shifrën e 105 milion eurove, në “Artemio Franchi” shënoi golin e 10-të në Seria A, duke u barazuar në këtë mënyrë me John Charles, i cili në sezonin 1957-1958 shënoi 10 gola në 14 paraqitjet e para në Seria A.

Cristiano Ronaldo është gjithashtu tani i përbashkët i Capocannoniere në 10 gola të Serie A, por më e rëndësishmja është lojtari i parë i Juventusit që shënon 10 në debutimin e tij në 14 paraqitjet e ligës që nga John Charles në 1957-58.