Pistoleta e James Bond tërhiqet nga ankandi

551
Sigal

Një armë e James Bond është tërhequr nga ankandi sepse ekspertët “nuk bien dakord” mbi autencitetin e saj.

Pistoleta u mbajt nga Sean Connery në filmin e parë të James Bond në vitin 1962.

Walther PPK ishte në pronësi në atë kohë të aktorit Bernard Lee, i cili e solli atë në xhirime, pasi nuk kishin një pistoletë tjetër në dispozicion.

Kjo ishte arma e parë që u shfaq në një film të James Bond.

Por ankandi i mbajtur në Britaninë e Madhe u tërhoq sepse produksioni i sagës së famshme pretendon se arma i është dhënë Sean Connery-t vetëm për skenën e parë të filmit, më pas është përdorur një tjetër pistoletë, duke e bërë të pabesueshëm ankandin për blerjen e saj.

Organizatori Jonathan Humbert tha se shitja e pistoletës ishte tërhequr me një keqardhje të madhe.

Humbert tha se vendimi për të ndaluar shitjen e tij është bërë në konsultim të plotë me shitësin.

Pistoleta u vlerësua se do shitej me një çmim prej 80.000 paund në ankandin Humbert and Ellis javën e ardhshme.