Sigal

Pas tripletës ndaj Azerbajxhanit, sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli ka tërhequr vëmendjen e skuadra më të mëdha evropiane. Ylli i Heerenven kërkohët nga skuadrat të rëndësishme në Holandë, si PSV dhe Ajax, por sipas sajti sportiv turk “fanatik.com.tr” Zeneli ka përfunduar në orbitën e gjigandit turk, Fenerbahce.

“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahce për merkaton e janarit. Zeneli e ka treguar veten në Holandë. Fenerbahce duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”.

Lojtari 23 vjeçar në 12 takime ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Skuadra e njohur turke këtë sezon ndodhet në vend të 13 në kampionatin turk. Që të mund të kenë shërbimet e lojtarit, ata duhet që të paguajnë 5 milionë euro.