Elbasan/ Qytetarët japin ballkonet me qira për ndeshjen Shqipëri-Serbi

551
Beteja për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk bëhet vetëm për biletat në “Elbasan Arena”, por edhe një vend në ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Ashtu siç pritej, interesi për ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë i madh, aq sa nuk do të mjaftonin dhe 4 stadiume për të plotësuar të gjitha kërkesat. Por në Elbasan ka dhe një zgjidhje tjetër për ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për këtë ndeshje. Banorët e pallateve përreth “Elbasan Arena” tregojnë se nuk kanë qenë të paktë tifozët që kanë kërkuar një ‘biletë’ për të ndjekur ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Portugalisë. Ata shprehen se sportdashësit kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët kanë paguar deri në 30 euro për të ndjekur ndeshjen nga ballkoni i pallatit, raporton Top Channel.
Akoma edhe më mirë ndeshja mund të ndiqet nga tarraca e pallateve. Pamja aty është ‘tribuna e ëndërruar nga çdo tifoz’. Por deri aty nuk mund të ngjitet askush, pasi pak ora para ndeshjes tarracat e pallateve bllokohen nga forcat e policisë që monitorojnë situatën. Për ndeshjen ndaj Serbisë, prej kohësh po punohet për një plan të detajuar masash në mënyrë që të mos ketë incidente. Droni i famshëm i ngritur në Serbi ka barë që Federata Shqiptare e Futbollit të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Pjesë e shqetësimeve të tyre janë bërë edhe 4 pallatet me pamje nga stadiumi. Për shmangien e çdo rreziku që mund të vijë nga këto ballkone mësohet se policia mund të zbatojë dy plane. Mbikëqyrja e rreptë e këtyre objekteve deri në përfundim të ndeshjesose boshatisja e tyre përpara fillimit të saj. Tashmë mbetet për t’u parë…
Sigal