Dopingu, Hysen Pulaku pezullohet katër vjet

36

Peshëngritja shqiptare, sporti më elitar kuqezi në arenën ndërkombëtare, vazhdon të marrë goditje të forta njëra pas tjetrës. Pas pezullimit pa afat nga gjitha aktivitetet ndërkombëtare, për shkak të katër rasteve rresht me doping të shangistëve Shqiponja Brahjes, Ilirjan Sulit, Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes bëri publike dhe dënimit të peshëngritësit Hysen Pulaku, i cili u konstatua si përdorues i substancave të ndaluara, vetëm katër ditë para hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Londër 2012”, më 23 korrik 2012. Vendimi u i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes, i nënshkruar nga konsullesha ligjore e asaj federate, Monika Ungar, iu përcoll Komitetit Olimpik Shqiptar. Në vendim thuhet qartësisht se, pas analizave të mostrës “A” të kryer në trupin e sportistit Pulaku u gjet substanca “hidrozystanozolol” (1.1. Anabolic Steriods”, që konsiston në thyerjen e rregullave anti-doping. “Për këtë arsye, – thyhej në vendim, – zoti Pulaku u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare për një periudhë 4-vjeçare, deri më 27 korrik 2016″ . Federata Shqiptare e Peshëngritjes duhet të paguajë menjëherë edhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh në një llogari të caktuar në Bankën Kombëtare të Kursimeve” të Hungarisë. Shuma në fjalë ka të bëjë me kostot e kryerjes së analizave të Pulakut nga zbulimit e rastit pozitiv.

_____________________________________________________________________________________

SHTATË NJOLLOSJET E SHTANGËS

Janë të pakën shtatë raste në harkun e shtatë viteve të fundit, që shtanga shqiptare është njollosur nga dopingu. Gazeta “Telegraf” boton një mini-dosier.

ILIR KAFARANI

Ilir Kafarani ishte i pari peshëngritës shqiptar që rezultoi me doping. Kjo ndodhi më 2005-ën, kur shtangisti u dënua me masën ekstreme për të mos garuar më përjetësisht në këtë sport.

ISA BALA

Në vitin 2007 me doping rezulton edhe Isa Bala. Shtangisti u dënua dy vjet, më konkretisht në periudhën 8 korrik 2004 deri më 8 korrik 2009.

FETIJE KASAJ

Një nga ish-yjet e shtangës për femra, Fetije Kasaj rezultoi pozitive në testin antidoping në vitin 2007, duke u pezulluar dy vjet nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare: 18 prill 2007 deri më 18 prill 2009. E ka mbaruar dënimi, por rikthimi i saj ishte një dështim.

SHQIPONJA BRAHJA

38-vjeçarja Shqiponja Brahja, e cila zuri vendin e shtatë në kampionatin botëror të Parisit (me 171 kg të ngritura në dygarësh), ka rezultuar pozitive me ka rezultuar pozitive me substancën epitestosteron. U pezullua katër vjet nga 5 nëntor 2011 deri më 5 nëntor 2015.

ILIRJAN SULI

Ilir Suli u kap me doping, pas kontrollit të Agjencisë Ndërkombëtare të Antidopingut që bëri në Shqipëri, më 4 prill të këtij viti. Sportisti shqiptar me renditjen më të mirë në Lojërat Olimpike, vendi i 5-të në Olimpiadën “Sidnej 2000”, u gjet me substancën “Methandienone”. U pezullua katër vjet

ERKAND QERIMAJ

Festa e Erkand Qerimajt, pasi fitoi titullin e kampionit të Evropës në Antalia në peshën 77kg, zgjati vetëm pak javë. Në testet antidoping, pas këtij kompeticioni, shtangisti rezultoi pozitiv dhe u pezullua 2 vjet nga të gjitha aktivitetet, nga 22 maj 2012 dhe deri më 22 maj 2014.

HYSEN PULAKU

Hysen Pulaku është peshëngritësi i parë shqiptar që rezultoi pozitiv në testin antidoping në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.  Pulaku rezultoi me substancën “hidrozystanozolol”. U dënua katër vjet, nga 23 korrik 2012 deri më 23 korrik 2016.