Deklarata e Starovës: Një fitore e çmuar për Partizanin

99
Pas fitores së djeshme në Lushnje, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, deklaroi se skuadra e drejtuar prej tij ishte e përgatitur për tri pikët. “Ishim përgatitur shumë mirë, dhe e dinim që kishim një kundërshtar shumë të fortë. Vuajtëm pjesën e parë dhe ishim në kërcënimin e kundërsulmit, por skuadra ka meritë për fitoren. Sot (dje) arritëm të marrim një fitore shumë të çmuar që rrit moralin”, deklaroi fillimisht trajneri i Partizanit, i cili më pas veçoi disa nga pikat e forta të skuadrës së tij. “Objektivi ynë është të grumbullojmë më shumë pikë, dhe jemi duke u stërvitur mirë. Mendoj se Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri, po e bëjnë shumë mirë rolin e tyre. Pres shumë nga Sukaj dhe nga Fili, ndërsa në mesfushë ka konkurrencë për ta bërë skuadrën sa më kompetitive”.