Derbi i kryeqytetit drejt Elbasanit, tifozët e Partizanit thirrje drejtuesve: Të luajmë në stadiumin e bashkisë

Partizani do të luajë të premten kundër Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Tifozët e kuq kanë reaguar në kanalin zyrtar teksa kërkojnë nga drejtuesit që ky derbi të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Përmes një postimi në Facebook, tifozët Guerrils shprehin shqetësimin e tyre për takimin që është programuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

NOA

Në reagimin e bërë në faqen zyrtare shkruhej: “Derbi duhet të luhet në Tiranë. Ftojmë zyrtarët e FK Partizani Albania të kontraktojnë stadiumin e bashkisë për ndeshjen e radhës”.